Flash News

KRYESORE

Ndryshimet Kushtetuese, vjen reagimi i parë nga LSI: Skandaloze të prekësh Kushtetutën në mungesë të Gjykatës Kushtetuese

Vjen reagimi nga LSI pasi Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit miratoi ndryshimet e propozuara kushtetuese nga e ashtuquajtur opozita parlamentare.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ironizuar, duke e cilësuar parlamentin aktual një landfill.

“Landfilli do të ndryshojë kushtetutën, pra zgjodhi te vrasë veten. Ndjesë pastë!!”, shkruan Vasili.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nga ana tjetër, ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti e ka cilësuar skandaloze vendimin për ndryshimin e Kushtetutës, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

“Në këto kushte pavarësisht vlerave të qëndrimeve teorike parimore të gjithsecilit lidhur me sistemet apo votimin preferencial , nuk mund të shkohet përtej konsensusit politik të pesë Qershorit për reformën zgjedhore !

Sepse nuk mund të preket Kushtetuta kur mungon garanti i saj.

Nëse nuk duam ta çojmë vendin në anarki!

Këtë e kanë kuptuar partnerët tanë strategjikë të cilët kërkuan miratimin e marrëveshjes pa vonesë

Për këtë arsye, në absurdin e madh të një vendi pa Gjykata supreme dhe ku legjitimiteti i çdo pushteti dhe i proceseve demokratike është në pikëpyetje të rëndë, çdo orvatje për ndryshime të Kushtetutës është skandaloze. Nuk lipset të jesh jurist për ta kuptuar këtë.

Besoj se ka mbetur ende një fije përgjegjshëmërie te Partia në pushtet për të mos e lejuar këtë”, shkruan Panariti.

Të fundit