Flash News

KRYESORE

Ndryshimet ligjore për sportin, Liga Profesioniste bojkoton kampionatin e ri

Ndryshimet ligjore për sportin, Liga Profesioniste bojkoton kampionatin e

Pasi ndryshimeve ligjore për sportin të realizuara deri më tani nga qeveria, ka reaguar edhe Liga Profesioniste e Futbollit.

Nëpërmjet, një deklarate zyrtare, LPF vendosi, të bojkotojë Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.

Në këtë situatë kërkohet nga qeveria:

  1. Miratimi i një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt.
  2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6% si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.
  3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.
  4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Për sa më sipër, LPF vendosi, të bojkotojë Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e  në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.

LIGA PROFESIONISTE E FUTBOLLIT

K.F Tirana

K.F Laci

K.F Teuta

K.F. Kukesi

K.F Partizani

K.S Kastrioti

K.F Skenderbeu

K.F Vllaznia

K.F Bylis

F.K Apolonia

Të fundit