Flash News

KRYESORE

Ndryshimet në Kodin Penal, deputetja refuzon seancën: Rilindja voton maskaradën më të madhe në historinë e parlamentarizmit

Ndryshimet në Kodin Penal, deputetja refuzon seancën: Rilindja voton

Deputetja Fatjona Dhimitri ka kundërshtuar jo vetëm ndryshimet që pritet të votohen sot në Kuvend për Kodin Penal, por edhe seancën plenare që zhvillohet në kushte të pazakonta prej pandemisë Covid-19.

Shkak është bërë koha e limituar që u është vënë në dispozcion disa prej deputetëve për seancën e sotme.

Sipas Dhimitrit, grupi  i Rilindjes voton sot ‘maskaradën më të madhe në historinë e parlamentarizmit , atë  të shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore te njeriut ,  përmes shtesave të panevojshme  në Kodin Penal’.

“Neveri për axhendën e ngjeshur të seancës plenare  të 16 prillit 2020. Demokracia e Shqipërisë në rrezik. As në ditë normale nuk ka ndodhur të kalojnë kaq shumë  nisma me një limit kohor diskutimi.

Në situatën në të cilën Shqipëria  gjendet  prej përhapjes së pandemisë globale  Covid -19, vendin  e diskutimeve për shifrat  propaganduese të testimit  të popullsisë, apo mungesen e  planit  të ringritjes së ekonomisë së vendit, e zënë  çështjet të cilat mazhoranca  mezi  pret ti  kalojë me procedurë të përshpejtuar  parlamentare,  duke e pozicionuar Kuvendin  drejt shkeljeve  të mëdha  proceduriale e kushtetuese.

Qeveria e autoblindave  e  cila haptazi vonoi  për të shpallur gjendjen e fatkeqësise natyore  edhe kur rastet me Covid-19 shtoheshin  si kërpudhat  pas shiut,  realizonte një minimum testimesh të popullsisë dhe aspak  në raport  me masat  që propagandonte, e për  me tepër  vijonte të tregtonte maska të skaduara  duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Sot, duke përfituar prej  gjendjes së jashtëzakonshme ,  grupi  i Rilindjes me padurim  po pret të votojë maskaradën më të madhe në historinë e parlamentarizmit , atë  të shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore te njeriut ,  përmes shtesave të panevojshme  në Kodin Penal.

Kasta e Juristeve të Rilindjes duhet ta kuptojë  që  nuk mund të ndërhyjë në Kodin Penal me procedurë  të përshpejtuar, referuar ( Nenit 83 pika 3 e Kushtetutes, Neni 81 gërma d)

Pavarësisht kundershtimeve të 30 organizatave, të ekperteve ligjorë më me ekperiencë në Shqipëri, akademikeve,  profesorëve në univeristete, Kryeministri duket se nuk ndalon në marshimin  e tij drejt  llumit kushtetues.

Shtesa të tilla të panevojshme në  Kodin Penal dhe të pakonsultuara me grupet e interesit i mbivendosen frikës dhe panikut  që shqiptarët  e izoluar po kalojnë në këto ditë karantinimi.

Referuar amendimeve  ka gjasa të hidhen themelet e një burgu të ri i cili do të presë të karantinuarit që nuk i binden urdhërit të Kryeministrit.

Ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit  të  popullsisë  nuk  i  nevojten  marshimet  e ushtrise  me tanke dhe mitralozë, as  retorika e ashpër  e politikës qeverisëse,  as propaganda  spekulative e shpërndarjes së ndihmave në çdo familje, aty ku ndihmat  u shpërndahen militanteve të Rilindjes, apo heshtja në  ato fshatra  ku nuk ka shkelur këmbë pushtetari, për të vijuar më tej me  papërgjegjshmërinë  humane  kur mendojmë  që ende shumë  njerez  të  prekur prej tërmetit të 26 nëntorit  vijojnë të jenë në qiell të hapur   si dhe të ekspozuar  ndaj  rrezikut të pandemisë”, shkruan Dhimitri në profilin e saj në rrjetet sociale.

Të fundit