Flash News

KRYESORE

Ndryshimet në Kodin Penal, gazetari shqiptar në SHBA: Pse këto ditë u liruan mbi 500 të dënuar, mes tyre një vrasës

Ndryshimet në Kodin Penal, gazetari shqiptar në SHBA: Pse këto

Ndryshimet në Kodin Penal të votuara dje në Kuvend sollën reagime të shumta.

Gazetari Flamur Vezaj, i cili jeton prej kohësh në SHBA e cilëson nisëm si dështimin e radhës të qeverise, ndërsa kujton se prandaj vetëm pak ditë më parë u liruan mbi 500 të dënuar, mes tyre edhe një vrasës.

“Kodi Penal po ndryshon me shpesh se kodet e trafikanteve per drogen!

Ndryshimi i Kodit Penal keto 7 vitet e qeverisjes se “Rilindjas” eshte bere gati cdo tre muaj, aq kohe sa ka zgjatur fushata propaganduese e radhes! Keshtu qe fushates kunder atyre te vjedhjese se energjise, ujit, ndertimeve pa leje, lojrave te fatit, rripave te sigurimit, semaforeve, ndihmes se pare ne makine, lokalave brenda spitaleve, zhurmes se lokaleve naten etj etj, qe te gjitha te deshtuara, nis nje tjeter! Kush thyen “karantinen” burg! Nderkohe vetem pak dite me pare u liruan mbi 500 te denuar te tjere, mes tyre edhe vrases e trafikant! E qelit e tyre duan ti zene me te papergjegjshem (nga halli) qe thyejne rregullat e izolimit! Keshtu qe njerez behuni gati per deshtimin e radhes dhe shperqendrimin e vemendjen nga varferia e njerezve qe jane izoluar dhe nuk arrijne te sigurojne darken e radhes per femijet! Kjo eshte qeveria qe funksionon vetem me propagande!”, shkruan gazetari.

https://politiko.al/covid-19-kuvendi-miraton-ndryshimet-ne-kodin-penal-nga-gjobat-te-denimet-me-disa-vite-burg/

Të fundit