Flash News

KRYESORE

Ndryshimet në Kodin penal, Spiropali: Patëm mirëkuptimin e Metës, por mos shpresoni për paqe

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar ndryshimet në Kodin Penal të miratuara në seancën e 16 prillit në Parlament.

Duke folur në një lidhje me Skype në RTV Ora, Spiropali garantoi mirëkuptimin paraprak me kreun e shtetit, Ilir Meta pak para votimit të këtyre ndryshimeve.

“Patëm një mirëkuptim me presidentin, ishte i domosdoshëm ndryshimi pasi kemi krejtësisht vakum në të drejtën tonë penale sa i takon karantinimit, situatës së epidemisë dhe shpresojmë që presidenti do e dekretojë me ndryshimet përkatëse. Patëm konsulim paraprak dhe jemi në kohë të mirë”

Por “paqja” në kohë lufte nuk do të thotë se do të vijojë dhe në kohë paqeje.

"Shpresojmë në kohë normale të gjemë fjalën se s’ka nevojë për pandemi e epidemi të punojmë bashkë. Por mos shpresoni për paqe” tha Spiropali për emisionin “Ditë e Re”.

Të fundit