Flash News

KRYESORE

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor rikthejnë debatet politike në shtator

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor rikthejnë debatet politike në

Muaji shtator pritet të rikthejë debatet dhe tensionet në politikën shqiptare. Forcat politike do të mblidhen në muajin shtator për të diskutuar ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, të cilat do të rindezin konfliktin politik në sesionin e ri parlamentar. Ashtu siç është menduar dhe diskutuar në vitet e kaluara, pjesë e debateve për ndryshimeve në Kodin Zgjedhor do të bëhet edhe futja e sistemit Prim në zgjedhje. Ky model, që aplikohet në Spanjë dhe Greqi, ka gjetur mbështetjen e dy forcave të mëdha politike, ndërsa LSI e ka kundërshtuar me argumentin se pushteti përqendrohet vetëm te dy partitë e mëdha, duke nxjerrë jashtë loje partitë e vogla. Pra, në muajin shtator, në nisje të sesionit të ri parlamentar, PD-PS do të bëhen bashkë kundër LSI, për të futur në Kodin Zgjedhor sistemin e ri Prim në zgjedhje.

Dy liderët, Edi Rama dhe Lulzim Basha, e kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u ulur në tavolinë me ekspertët zgjedhore, për të zgjeruar diskutimet mbi modelin spanjoll dhe grek. Kjo do të bëjë që të nisë një konflikt me LSI. Sistemi elektoral prim i jep të drejtën partisë që fiton qoftë dhe një votë më shumë se partitë e tjera në zgjedhje, që të krijojë qeverinë e re edhe pa domosdoshmërinë e një koalicioni me parti të tjera, duke sjellë kështu një mënyrë të re sistemi zgjedhor për vendin tonë. Nëse do të aplikohet ky lloj sistemi zgjedhor, atëherë shanset që Partia Socialiste apo ajo Demokratike të kenë mundësinë që të krijojnë qeveri pa aleancën me LSI-në, parti e cila ka qenë shtylla mbështetëse qoftë për qeverinë e djathtë apo dhe atë të majtë që është aktualisht në pushtet, do të ishin të mëdha. Por sesa do të gjejë kjo konsensus mes PS-së dhe PD-së, ashtu sikurse në 2008-n, mbetet për t’u parë.

Të fundit