Flash News

KRYESORE

"Ndryshimet në Kodin Zgjedhor shkelën marrëveshjen e 5 qershorit", ACRE: PS minoi shanset për fillimin e negociatave

"Ndryshimet në Kodin Zgjedhor shkelën marrëveshjen e 5

Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane në një reagim pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, i ka cilësuar ndryshimet e njëanëshme, pa konsensusin e opozitës, si tepër shqetësuese.

Sipas ACRE-së, me këto ndryshime PS minoi shanset për nisjen e negociatave me BE dhe po minon shtetin e së drejtës, duke shkelur kështu plotësisht marrëveshjen e 5 qershorit.

Njoftim për shtyp:

Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane shpreh shqetësimin e saj të thellë mbi veprimet e qeverisë socialiste në Shqipëri, në lëvizjen e tyre të papritur për të ndryshuar Kushtetutën dhe sistemin elektoral, pa konsensusin me opozitën, siç ishte rënë dakord në 14 Janar në dokumentin për krijimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, mbështetur nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Socialistët refuzuan kërkesën e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODHIR sic ishte rënë dakord në marrëveshjen e Janarit për mosmarrëveshjet midis të dy palëve. Veprimet e partisë qeverisëse Socialiste rrezikojnë prishjen e besimit të publikut në sistemin zgjedhor dhe minimin e shtetit të së drejtës.

Ndryshimet elektorale janë në shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes së 5 qershorit të nënshkruar midis qeverisë dhe opozitës, duke minuar shanset që vendi të fillojë negociatat e tij të pranimit në BE.

Drejtuesi i Partisë Republikane Shqiptare, e cila është Anëtare e Partisë ECR, Fatmir Mediu tha: “Duke votuar sot për të shkelur marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën e ndermjetesuar me BE-në, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, kryeministri Edi Rama hodhi një hije të errët per zgjedhjet e përgjithshme të prillit të cilat duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Duke e bërë këtë Rama qartë pengon integrimin e Shqipërisë në BE.

Të fundit