Flash News

KRYESORE

Ndryshimet në Kuvend, Ruçi përplaset me deputetët socialistë për Gjykatën Kushtetuese: Nuk mban më ujë pilafi!

Ndryshimet në Kuvend, Ruçi përplaset me deputetët

Krijimi i Gjykatës Kushtetuese kërkohet me ngulm nga opozita, e cila vazhdimisht akuzon kryeministrin Rama se po pengon qëllimisht krijimin e këtij organi të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.

Kjo çështje u diskutua edhe në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend, të datës 20 qershor, ku kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi ka kërkuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Gazeta Panorama shkruan se Ruçi u është drejtuar deputetëve socialistë me fjalët "nuk mban më ujë pilafi" dhe u ka thënë se nuk ka pretekst përse nenet nuk janë formuluar.

"Çfarë kërkoni nga ne ju”?! Ju keni 2-3 vjet, që keni miratuar paketën ligjore, keni bërë ndryshimet kushtetuese, ka pasur ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese për këtë nen kërkon llogari, e ka hedhur poshtë, të ka kërkuar riformulim dhe ti, ore zotëri, nuk e ke bërë, nuk e kam bërë unë. Tani çfarë kërkoni, duhet të dalim ne para popullit dhe t’u themi: na falni ne deputetëve që jemi zgjedhur, sepse nuk jemi në gjendje për 2 vjet të bëjmë dy nene?!

Këto dy nene, janë referuar nga Gjykata Kushtetuese. Ju lutem, kur ulemi në tavolinë, t’i lëmë partitë atje nga kemi ardhur dhe të vendosim, sepse disa gjëra nuk janë punë partish! Të gjithë po betohemi për reformën në drejtësi kur vjen puna për 2, 3, 4 apo 5 nene e pengojmë reformën në drejtësi”, deklaroi Ruçi.

Të fundit