Flash News

KRYESORE

Ndryshimet në paketën anti-shpifje të bëra nga PS, gjobat dhe masat ndaj shkelësve

Ndryshimet në paketën anti-shpifje të bëra nga PS, gjobat

Partia Socialiste ka bërë disa përmirësime të fundit në ligjin e mediave, ku Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA ka të drejtën e mbylljes së mediave elektronike nëse gjykon se shkrimi ka pornografi me fëmijë, terrorizëm apo cënon sigurinë kombëtare.

Me ndryshimin e ligjit, AMA do të quhet Autoriteti i Mediave Shqiptare dhe do të ketë kompetencë edhe mbi median online. Ky ligj përjashton shtypin e shkruar.

Organet vendimmarrëse janë Bordi dhe Këshilli i Ankesave. Në përbërje të tij, Këshilli i Ankesave do të ketë gazetarë dhe juristë me një mandat 3-vjeçar dhe të drejtën për t’u zgjedhur vetëm një herë. Do të jetë pikërisht, Këshilli i Ankesave organi vendimmarrës për masat administrative ndaj mediave.

Në bazë të ndryshimeve, nëse një lexues pretendon se i është cenuar dinjiteti apo e konsideron të pasaktë lajmin e publikuar gëzon të drejtën për të bërë ankesën. Hapi i parë që ndiqet është ankesa me shkrim tek portali.

Për një portal gjoba është nga 100-400 mijë lekë. Ndërsa për një media audiovizive 100 000 deri në 1 000 000 lekë. Portalit i vendoset gjobë jo më vonë se një vit nga publikimi i shkeljes. Vetëm kur media publikon lajme që në përmbajtje kanë pornografi me fëmijë; inkurajim të akteve terroriste dhe shkelje të sigurisë kombëtare, AMA detyron portalin që të heqë brenda 60 minutave lajmin. Në rast se nuk e zbaton këtë pikë atëherë, AKEP mbyll portalin pa pasur nevojë që të shkojë në Gjykatë.

Gjithashtu, Ligji detyron portalet që të bëjnë deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve vjetore tek AMA.

Të fundit