Flash News

KRYESORE

Ndryshimet në Top Channel, një tjetër emision kalon në një fazë të re

Ndryshimet në Top Channel, një tjetër emision kalon në

Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi ka nisur një reformë për reformimin e televizionit. Në valën e shumë lëvizjeve që po ndodhin kohët e fundit, janë lakuar shumë emra të njohur, por edhe programe që do të riformatohen.

Po nga burime të Dritare.net mësohet se kjo reformë do të prekë edhe emisionin Fiks Fare, stafi i të cilit pritet të hyjë në fazë të re funksionimi me vetëfinancim. Për të rinisur marrëdhënien e re me vetëfinancim, duhet që i gjithë stafi me mbi 40 persona të kryejë një dorëheqje kolektive.

Furtuna e largimeve ka prekur gjithashtu punonjësit që kishin mbushur moshën e pensionit, stafin e montazhierëve në çdo sektor etj. Thuhet gjithashtu se sezoni i ri në Top do të pasurohet me programe të tjera të reja, të cilat do të zyrtarizohen shumë shpejt.

Të fundit