Flash News

KRYESORE

Ndryshimet pas merkatos, ky është formacioni i Milanit për të dielën

Ndryshimet pas merkatos, ky është formacioni i Milanit për

Milani të dielën do të luajë me Udinesen në shtëpi, ku fytyra e skuadrës do të pësojë disa ndryshime pas merkatos mjaft aktive. Kuqezinjtë e kanë vendosur qartë se 11-shi duhet të jetë më agresiv.

Në vend të portierit Donnarumma, do të luajë Begovic. Boshnjaku u huazua këtë janar nga Bournemouth. Musachio dhe Calabria janë stërvitur të ndarë nga skuadra dhe nuk do të luajnë dot ndaj Udineses.

Blerja e re e mbrojtjes, Kjaer, do të jetë titullar. Romagnoli do formojë dyshen e qendrës me të, të mbështetur nga Conti dhe Theo Hernandez nga krahët.

Mesfusha nuk do ketë ndryshime. Castillejo e Calhanoglu do luajnë nga krahët, ndërsa Kessie e Bennacer në qendër. Sulmi dihet tashmë: Ibrahimovic dhe Leao janë dyshja e re e "Djallit".

Formacioni i mundshëm: Begovic; Conti, Romagnoli, Kjaer, Theo; Castillejo, Kessie, Bennacer, Calhanoglu; Leao, Ibrahimovic

Të fundit