Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndryshimi i adresave, KRIIK: Ministria e Brendshme të bëjë transparencë të plotë mbi hartimin e listës së zgjedhësve
Shoqata Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara ka bërë thirrje nga Ministria e Brendshme që të bëjë transparencë të plotë, në mënyrë periodike, mbi tërë procesin e hartimit dhe saktësimit të listës së zgjedhësve, pas dyshimeve për ndryshimin e adresave të zgjedhësve.
Përmes një njoftimi zyrtar, KRIIK kërkon që “Ministria e Brendshme të bëjë transparencë të plotë, në mënyrë periodike, mbi tërë procesin e hartimit dhe saktësimit të listës së zgjedhësve”.
Njoftimi i plotë:
Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) në ndjekje të denoncimeve të qytetarëve të transmetuara nga Emisioni Investigativ “Boom” i Radiotelevizionit “Ora News”, denoncimeve në media të tjera dhe veçanërisht të prononcimeve në media të Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile publikoi më datë 5 Tetor 2020, qendrimi publik “Ministria e Brendshme të bëjë transparencë të plotë, në mënyrë periodike, mbi tërë procesin e hartimit dhe saktësimit të listës së zgjedhësve”.
Nëpërmjet tij theksohet se nisja tashmë e procesit të hartimit e saktësimit të listave të zgjedhësve përbën procesin më të rëndësishëm, i cili afekton direkt të drejtën e qytetarit për të votuar. Ky proces ka rëndësi madhore në rastin e këtyre zgjedhjeve parlamentare pasi ndikon, në rradhë të parë, në përcaktimin e numrit të mandateve për deputetë që do të nxjerrë çdo zonë zgjedhore.
Nga ndjekja në tërësi e situatës dhe shqyrtimit të rrethanave, KRIIK vëren se, lidhur me këtë problematikë të konstatuar nga media, nga ana e Ministrisë së Brendshme ka një mungesë serioze transparence dhe njëkohësisht evidentohet një qendrim aspak i përshtatshëm dhe korrekt i të dy zyrtarëve të lartë të shtetit.
Për më tepër, aludimet se kjo është një çështje e stisur nga partitë opozitare dhe media jo profesionale, në rradhë të parë, përbëjnë deklarata të drejtëpërdrejta intimidimi ndaj medias duke cënuar lirinë e investigimit dhe të pasqyrimit të problematikave të qytetarëve në raport me institucionet shtetërore.
Nga ana tjetër, vlerësohet se sqarimet e dhëna dhe deklarimet e bëra nuk rezultojnë të përbëjnë një qendrim institucional të plotë dhe korrekt mbi shkakun e ndodhjes së problematikës dhe rrugëzgjidhjen e duhur institucionale të çështjes.
Në thelb, në një mungesë totale transparence, shpjegimet zyrtare të servirura ngrenë akoma edhe më shumë dyshime mbi atë se çfarë ka ndodhur realisht me ngatërresat e adresave të vendbanimit të shtetasve, mënyrën si ato janë mbledhur, si është bërë përcaktimi i adresës si vendbanim i qytetarëve dhe se si është bërë migrimi i të dhënave nga Regjistri Kombëtar i Adresave në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGJC).
KRIIK thekson se ndryshimi i vendbanimit në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile është i lidhur drejtëpërdrejtë me numrin zgjedhor, pra me listën e zgjedhësve, ndaj i bën thirrje Ministrit të Brendshëm si autoriteti përgjegjës i ngarkuar nga ligji që të bëjë dhe sigurojë në vazhdimësi transparencë.
Kjo transparencë duhet të jetë tërësore, e detajuar në hapat e ndërmarrë dhe mekanizmat e përdorur, të shoqëruara këto me bazën ligjore të mbështetur.
Madje, në gjykimin e KRIIK, është e domosdoshme që Ministri i Brendshëm së bashku me institucionet e tjera përgjegjëse të bëjnë, gjithashtu, transparencën e plotë që refuzuan ta bëjnë përgjatë afro 7 muajve të kohëzgjatjes së procesit të hartimit dhe saktësimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet lokale 2019, përgjatë të cilave u bë saktësimi i adresave të vendbanimit për rreth 283,338 zgjedhës, të cilët deri në atë kohë figuronin me adresë të panjohur.
Saktësimi i adresës së këtyre zgjedhësve, sot ka peshë direkte së pari në caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore, vendimmarrje e cila pritet të merret nga Komisioni Rregullator i KQZ-së së re.
KRIIK sjell në vëmëndje të Ministrisë së Brendshme problematika të konstatuara, gjithashtu, në Udhëzimin e Ministrit të Brendshëm nr. 298 datë 10.09.2020 për përgatitjen e listës së zgjedhësve për procesin zgjedhor të 25 prillit 2021.
Ndër të tjera konstatohet se mbetet e paqartë dhe shqetësuese se pse ky Udhëzim është i hartuar në të njëjtën formë me udhëzimin e 2018-ës, duke mos përcaktuar shprehimisht “gjenerimin automatik të listës nga sistemi i RKGJC-së”, sikurse ishte përcaktuar në udhëzimet e tilla të mëparshme të 2016-ës dhe 2014-ës, duke lënë kështu hapësirë për menaxhim manual të tij.
Në Dokument i bëhet thirrje Ministrit të Brendshëm që të korrigjojë dhe përmirësojë Udhëzimin në mënyrë që ai të përmbushë detyrimet ligjore që rrjedhin prej Kodit Zgjedhor lidhur me numrin minimal të votuesve për një QV; procesin e njoftimit me shkrim të zgjedhësve dhe mekanizmin e llogaridhënies së Kryetarëve të Bashkive për këtë proces; fondin financiar për këtë qëllim i cili duhet vënë në dispozicion të bashkive që më datë 06.10.2020; mosparashikimin e duhur të modeleve të njoftimit si dhe sugjerime të tjera nisur nga përvoja dhe problematikat e hasura gjatë proceseve të mëparshme.
Në përfundim, KRIIK nxit Ministrinë e Brendshme dhe DPGJC që, menjëherë me publikimin e ekstraktit të parë të përbërësve zgjedhorë të të gjithë zgjedhësve, të bëjë një paraqitje të plotë të të gjithë procesit të ndjekur, si dhe të publikojë të gjithë të dhënat përmbledhëse të këtij esktrakti, duke i kushtuar vëmendje të veçantë situatës së zgjedhësve me vendbanim të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu, KRIIK nxit Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe NënKomisionerin, që menjëherë me marrjen e detyrës të marrin masa për emërimin sa më parë të dy auditëve teknicienë.
KQZ-ja e re duhet t’i kushtojë vëmendje të posaçme mbikqyrjes së procesit që kryhet nga Bashkitë e vendit, si për hartimin dhe saktësimin e listës së zgjedhësve, ashtu edhe për përcaktimin e Qendrave të Votimit, në veçanti ato në zonat rurale ku do të përdoret për herë të parë kriteri minimal i 300 votuesve për një qendër votimi.
Kjo mbikqyrje, në kushtet e një pushteti vendor dhe qendror totalisht të njëanshëm, përbën një rëndësi madhore në rritjen e besueshmërisë së procesit përballë aktorëve politikë garues, por mbi të gjitha për rritjen e besimit qytetar në procesin zgjedhor të ardhshëm.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38