Flash News

KRYESORE

Ndryshimi i dukshëm në tre muaj i Alvin Berishës pas kthimit në shtëpi

Rasti i Alvin Berishës nuk është i padëgjuar për publikun shqiptarë. Kur ishte vetëm 6-vjeç, ai arriti me të ëmën në Siri, Valbonën,  cila donte t’iu bashkohej luftëtarëve të Kalifatit. Pas një bombardimi, Valbona humbi jetën dhe Alvini u plagos.

Djali kaloi pesë vite në kampin e luftës dhe falë përpjekjeve të jashtëzakonshme të gazetarëve, shtetit dhe organizatave jo-fitimprurëse, u bashkua me të atin në Itali, në fillim të nëntorit të 2019-ës.

Fotot e para nga bashkimi i tij me familjen në në Barzago, Lecco, tregonin një Alvin të vuajtur dhe shumë të dobët.

Mirëpo disa foto që Lapsi.al ka siguruar, tregojnë përmirësimin e dukshëm të djaloshit që vuajti kaq shumë.

Alvini është rritur, është shëndoshur dhe i shkëlqejnë sytë. Duket më i shëndetshëm dhe i lumtur.

Të fundit