Flash News

KRYESORE

Ndryshimi i emrit të Ministrisë së Jashtme, vjen reagimi i parë nga PD

Ndryshimi i emrit të Ministrisë së Jashtme, vjen reagimi i

Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku, ka reaguar ashpër lidhur me ndryshimin e emrit  të Ministrisë  së Jashtëme.

Përmes një statsusi në rrjetin social “Facebook”, Çollaku quan këtë ndryshim bastardim dhe cilëson prioritet integrimin e Shqipërisë në BE.

"Integrimi Evropian meriton angazhimin e gjithe shtetit,qytetareve..dhe mbajtja e nje Ministrie te Integrimit eshte jetike me zhvillimin e ketij prioriteti. 

Shkrirja e Ministrise se Integrimit nuk mund te fshihet pas sajesave bajate me emertimin e Ministrise se Jashtme,per tradite,per model e rendesi. 

Integrimi eshte nje prioritet i politikes se jashtme por kjo e fundit eshte me e gjere se nje proces prioritar” shkruan Çollaku.

Statusi i Çollakut:

Per here te pare qe nga themelimi i shtetit Shqiptar...bastardohet Ministria e Jashtme. 

Ministria e re do tu quaka ministri per Europen dhe Punet e Jashtme. 

Integrimi Europian eshte nje Prioritet Strategjik i Politikes sone te Jashtme..,por politika e jashtme e nje vendi normal eshte me e gjere se nje marredhenie strategjike.

Emertimi naiv dhe provokator zbeh rolin dhe profilin ne Politike te Jashtme te Shqiperise,duke e ngushtuar aktivitetin dhe sferen e saj.

Nese sfera e politikes se jashtme ngushtohet ne nje prioritet..c ndodh me partnerin strategjik SHBA? 

C ndodh me prioritetin kombetar te njohjes se shtetit te Kosoves,per te cilin duhen kontakte e marredhenie me cdo vend te globit? 

Cndodh me interesat ekonomike te vendit te cilat llogjikisht shtrihen pertej nje kontinenti apo organizate? Cndodh me diasporen e shtrire ne tere globin ??

Integrimi Evropian meriton angazhimin e gjithe shtetit,qytetareve..dhe mbajtja e nje Ministrie te Integrimit eshte jetike me zhvillimin e ketij prioriteti. 

Shkrirja e Ministrise se Integrimit nuk mund te fshihet pas sajesave bajate me emertimin e Ministrise se Jashtme,per tradite,per model e rendesi. 

Integrimi eshte nje prioritet i politikes se jashtme por kjo e fundit eshte me e gjere se nje proces prioritar.

Ky naivitet eshte unik jo vetem nga cdo vend tjeter i rajonit por edhe nga republikat me te prapambetura te globit.

Nuk e di sa ore kohe ka e shprese po ashtu qe kryeministri te korrigjoje kete gafe...por jam i sigurte qe nese gafa funksionon,dite te zeza turpi e veshtiresishe e presin Politiken tone te Jashtme !!!

 

Të fundit