Flash News

KRYESORE

Ndryshimi i klimës, ekspertët ngrenë alarmin: Vetëm 20 vite kohë për të shpëtuar planetin

Ndryshimi i klimës, ekspertët ngrenë alarmin: Vetëm 20 vite

Një paralajmërim që vjen nga ekspertët e shëndetit, thotë se ne kemi vetëm 20 vite kohë  për të shpëtuar planetin nga ndryshimet klimatike dhe efektet shkatërruese që ato do të kenë në shëndetin e njeriut dhe në territoret e vendeve.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë flasin për rreth 7 milion vdekje të lidhura me ndryshimet klimatike.

Zyrtarët e lartë paralajmëruan se planeti "është në udhëkryq", ndërsa dhanë një deklaratë duke bërë thirrje për veprim urgjent.

Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës deklaroi se emetimet e gazrave serë duhet të ulen me 45% deri në vitin 2030. Por një studim i kohëve të fundit tregoi se emetimet e dioksidit të karbonit  (CO2) janë rritur për herë të parë pas katër vitesh.

Duke folur në ceremoninë e hapjes, Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, tha se ndryshimi i klimës tashmë ishte "një çështje jete dhe vdekjeje" për shumë vende. Ai shpjegoi se shumë nga vendet më përgjegjëse për ndryshimet klimatike mbetën ende prapa në përgjegjësitë e tyre dhe shtoi se bota është "nuk është aspak aty ku duhet të jetë" përsa i përket kalimit në një ekonomi me karbon të ulët.

Ndërkohë, hendeku midis asaj që vendet thonë se po bëjnë dhe çfarë duhet të bëhet nuk ka qenë kurrë më i gjerë. Ndërkohë, Banka Botërore ka akorduar 200 miliardë dollarë fonde për pesë vjet për të mbështetur vendet që ndërmarrin veprime kundër ndryshimeve klimatike.

Të fundit