Flash News

KRYESORE

Ndryshimi i Kodit Penal, Meta: Pse rashë dakord me qeverinë

Ndryshimi i Kodit Penal, Meta: Pse rashë dakord me qeverinë

Presidenti Meta, i ftuar më emisionin Tempora në Ora News u ndal te dakordësia me qeverinë për ndryshimin e Kodit Penal.

Duke argumentuar se në Kodin Penal kishte një boshllëk dhe se ndryshimi ishte i nevojshëm, Meta u shpreh se edhë nëse nuk do të jepte ‘ok’ qeveria sërish do miratonte ndryshimet.

“I gjithë spekulimi se ai takon me sjelljen e presidenti, se akti është i shkëlqyer, kapen gjoja që procedura, sepse Kushtetuta nuk e parashikon ndryshimin e Kodit Penal në një situatë të tillë, por gjoja te procedura. Sërish më këtë çështje spekulohet, pasi procedura kishte nisur me parë, qysh me ndryshimet e dhunës në familje. 

Ndodhi kjo situatë dhe qeveria kishte një të drejtë që Kodi Penal kishte një boshllëk. Përndryshe do të kishte një arbitraritet. Këtu kemi dy nene ku procedura është kjo dhe mund të hahet një debat, por kishte një boshllëk dhe ishte e logjikshme. 

Ne i dërguam propozime mazhorancës për ndryshime të draftit të parë dhe ajo që mund të them me plot bindje sot është që ajo që është miratuar është më e kujdesshme se kodi Penal i Danimarkës. 

Ky bashkëpunim ju kërkua nga qeveria dhe parlamenti. Unë mund ta kisha kthyer dhe do të kisha fituar duartrokitje, por qeveria do ta kishte miratuar dhe do të thellohej polariteti”, tha Meta.

Të fundit