Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Ndryshimi i kufijve, Daniel Serwer: Qëndrimi në Uashington ka ndryshuar; Thaçi ka rënë dakord me Vuçiçin
Analisti amerikan Daniel Serwer, reagoi menjëherë pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi hodhi idenë e korrigjimit të kufirit, duke e quajtur atë një ide të rrezikshme. Serwer, tha në një intervistë me kolegen Keida Kostreci se kjo ide nënkupton në fakt ndarje dhe shkëmbim territoresh dhe ai mendon se zoti Thaçi nuk mund ta kishte hedhur idenë, pa rënë dakord me zotin Vuçiç dhe se perëndimi mund ta ketë pranuar si zgjidhje.
Serwer tha për Zërin e Amerikës se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të destabilizonte Ballkanin dhe më gjerë.
“Mund të forcojë mbështetjen politike për ata brenda në Kosovë që janë kundër Kosovës si shtet dhe që duan bashkimin me Shqipërinë, mund të dobësojë të moderuarit në Serbi. Dhe do të kishte ndikim negativ më gjerë tek Maqedonia, Bosnje-Hercegovina sepse Republika Srpska do të donte të korrigjonte kufijtë e vet dhe të bashkohet me Serbinë dhe pastaj kemi ambicjet ruse për të kontrolluar Osetinë Jugore dhe Abkazinë në Gjeorgji, Transnistrian në Moldavi dhe Krimenë dhe Donbasin në Ukrainë”, tha ai.
Ai e quan jobindëse idenë se po të quhet ‘korrigjim’, do të shmanget hapja e një Kutie të Pandorës.
“Është ndarje, tha eksperti i Universitetit "Johns Hopkins" në një intervistë për Zërin e Amerikës. Para së gjithash ai po propozon ndarje për një pjesë të Serbisë, ai nuk po propozon heqjen dorë nga katër komunat e veriut, por Serbia do ta propozojë një gjë të tillë në këmbim (për Preshevën). Prandaj është ndarje e Kosovës dhe Serbisë, nuk është korrigjim kufijsh”.
Në të kaluarën, Uashingtoni dhe Brukseli janë shprehur kundër ndarjes apo shkëmbimit të territorit, duke theksuar se shtetet nuk mund të formohen mbi bazën e përkatësisë etnike, por me parimet e respektimit të pakicave. Por zoti Serwer e pranon që ky qëndrim mund të ketë ndryshuar.
“Ky diskutim nuk do të ishte hapur nëse nuk do të kishte thënë Brukseli dhe Uashingtoni që mund të diskutohet, sepse në të kaluarën ne kishim thënë që nuk mund të diskutohet dhe të gjithë i kuptonin arsyet. Dhe ata do t’i kutojnë këtë arsye kur të flasin për këtë qëllim, sesa e vështirë dhe problematike do të jetë”.
Serwer shton për Zërin e Amerikës, se një nga faktorët që perëndimi mund ta ketë modifikuar qëndrimin, mund të ketë të bëjë me valët e populzimit në të dyja anët e Atlantikut dhe ajo që ai e quan një prirje më etno-nacionaliste.
“Mendoj se ide si kjo që do të kishin qenë sakrilegj për një administratë Clinton (të ish-Presidentit Clinton) dhe madje dhe për një administratë Obama dhe me siguri për një administratë të Hillary Clintonit, janë më të pranueshme në një botë të Trumpit ose Orbanit”.
Por ai shton se hapja e një diskutimi të tillë, do të hapte probleme të mëdha.
“Diplomatët e kanë kuptuar gjithmonë se ndryshimet e kufijve për të kënaqur ndryshimet etnike, janë një proces i pafund. Asnjëherë nuk mund t’i kesh të gjithë njerëzit në anën e duhur të kufirit.”
Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjes, (Republika Srpska), Milorad Dodik u shpreh sot se nëse Kosova zë një vend në OKB, Republika Serpska do të kërkonte të njëjtën gjë. Por zoti Serwer tha se nuk beson që Kosova do të marrë anëtarësim në OKB, edhe nëse bihet dakord për një këmbim territori, ose korrigjim, pasi Kina nuk do të pranojnë dhe Rusia mund të mos pranojnë.
“Për Rusinë është e mjaftueshme që të destabilizojë Ballkanin dhe të pengojë Bosnjën dhe Maqedoninë për t’u anëtarësuar në NATO”, tha ai.
Zoti Serwer shton se kjo bisedë mund të ketë ndikim negativ në miratimin e referedumit në Maqedoni ku maqedonasit mund të ndihen të kërcënuar dhe të votojnë kundër.
Analisti i Ballkanit thotë se forca si Vetëvendosja do të rihapnin temën e bashkimit me Shqipërinë dhe të kërkojnë deri në referendum për këtë qëllim dhe hapja e kësaj teme do të hapte probleme për politikanët shqiptarë.
“Merita e madhe e Presidentit Thaçi ka qenë pavarësia dhe krijimi i shtetit të Kosovës. Pse ai do t’i hapë derën bashkimit me Shqipërinë, është një mister për mua”.
Megjithëse Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur publikisht për këtë temë shumë shpesh, është hera e parë që Presidenti Thaçi ose një zyrtar i lartë i Kosovës flet hapur për të. Dhe zoti Serwer mendon se kjo nuk është nisma e tij, por e Serbisë dhe që po merr bekimin e administratës amerikane.
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56