Flash News

KRYESORE

Ndryshimi i kufijve ende një plan i hapur? Thaçi me Ramën: Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e Kosovës

Ndryshimi i kufijve ende një plan i hapur? Thaçi me Ramën:

Duket se plani për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është mbyllur për Hashim Thaçin dhe Edi Ramën. Është presidenti i Kosovës që njofton për takimin që ka zhvilluar mbrëmë në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë dhe me të cilin ka diskutuar edhe për Luginën e Preshevës.

Sipas Thaçit, faktori shqiptar duhet sensibilizuar për të drejtën e Luginës për t’u bashkuar me Kosovën.

“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, shprehet Thaçi.

Presidenti Thaçi nuk ka sqaruar asnjëherë se si planifikon të marrë territore në jugun e Serbisë, të banuara nga shqiptarët, nëse edhe Kosova nuk lëshon pjesë të territorit të saj, të banuara nga serbët.

Në samitin e zhvilluar në fund të muajit prill në Berlin, Gjermania dhe Franca konfirmuan se janë kundër çdo plani që parashikon ndryshim të kufijve në Ballkan.

Të fundit