Flash News

KRYESORE

Ndryshimi i kufirit Kosovë – Serbi, kryeministri i Maqedonisë me qëndrim si Rama

Ndryshimi i kufirit Kosovë – Serbi, kryeministri i Maqedonisë me

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka komentuar zërat për një shkëmbim të mundshëm territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.

Ai ka thënë për mediat vendase se Maqedonia do një zgjidhje pozitive ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që do sjellë paqe të qëndrueshme, zhvillim dhe progres drejt Bashkimit Evropian.“Ne nuk e dimë se çfarë po negociojnë ata, ne vetëm po dëgjojmë”, është shprehur ai, duke iu referuar zërave për shkëmbim territoresh.

Zaev ka thënë se vetë ka qenë i përfshirë në një “proces të vështirë negociatash me Greqinë”, dhe se e di se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, “nuk e kanë të lehtë”.

Edhe kryeministri Rama, në daljet publike ka mbajtur një  qëndrim jo të qartë, herë-herë konfuz. Megjithatë, ndryshe mendon zv/ministri me kompetenca të plota, Gent Cakaj dhe këshiltari për rajonin, Shkëlzën Maliqi, që janë pro ndryshimit të kufijve.

Të fundit