Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndryshimi i ligjit për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, paralajmëron Gjata: Rama tenton të spostojë Presidentin
Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka reaguar pas vendimit të Parlamentit për të rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për ndryshimin e ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
Gjata argumenton se me rrëzimin që i bëri dje Kuvendi ligjit të Metës, vihet re qartë synimi i Edi Ramës për të nënshtruar politiksht çdo gjyqtar e prokuror.
“Kush mund ta sqarojë se, përse rishikohen e ndryshohen kaq shpesh ligjet e reformës në drejtësi, kur kjo e fundit nuk ka përfunduar akoma dhe nuk kemi një përvojë të spikatur të organeve të reja, që të detyrojë edhe rishikimin e tyre. Problemi është se këto ndryshime i duhen Edi Ramës për të spostuar Presidentin”, thekson Gjata.
Sekretari për Çështjet ligjore në PD, po ashtu, e ka parë të udhës të sqarohë edhe njëherë kuptimin e betimit përpara Presidentit, teksa shprehet:
“Betimi realizohet të Presidenti sepse ky i fundit është garant i Kushtetutës dhe përfaqsues i unitetit të popullit. Asnjë institucion tjetër kushtetues ose jo nuk e ka këtë kompetencë, ndaj dhe betimi duhet kryer vetëm para Presidentit”.
Mesazhi i plotë i Gjatës:
Parlamenti rrëzoi dje Dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr.15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve..”. Ky ligj i miratuar në vitin 2016, po nga kjo mazhorancë, është një nga shumë ligjet e reformës në drejtësi.
Pasi u ankimua në Gjykatën Kushtetuese(ishte koha kur funksiononte akoma), kjo e fundit shfuqizoi disa dispozita dhe për këtë arsye ligji u mor në shqyrtim në vitin 2019 nga parlamenti ku u bënë ndryshimet përkatëse.
Por nuk mjaftoi me kaq. Në shkurt të 2020 ligji u mor në shqyrtim përsëri nga Parlamenti dhe ju rishikuan shumë dispozita duke sjellë ndryshime substanciale në ligj. Mes të tjerave u ndryshuan edhe dispozitat mbi betimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilët nga Presidenti ju kaluan për betim KLGJ.
Kush mund ta sqarojë se, përse rishikohen e ndryshohen kaq shpesh ligjet e reformës në drejtësi, kur kjo e fundit nuk ka përfunduar akoma dhe nuk kemi një përvojë të spikatur të organeve të reja, që të detyrojë edhe rishikimin e tyre. Problemi është se këto ndryshime i duhen Edi Ramës për të spostuar Presidentin duke ja hequr kompetencat dhe duke fuqizuar personat e vendosur me dorën e tijë në krye të organeve. A nuk veproi kështu me të ashtuquajturin ligj AntiKÇK, ku SPAK-u u vu nën varësinë e Min. të Brëndshëm??
Të njëjtën metodë përdori për edhe për betimin e Gjyqtarëve të Kushtetueses duke dublur Kushtetutën me ligj, ku këta të fundit mund të betoheshin me shkrim. Por kjo rrëzua nga Komisioni i Venecias si e papranueshme dhe se vinte në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe parimet e funksionimit të shtetit të së drejtës.
Në këtë ligj, mazhoranca bën të njëjtin veprim. Ja heq Presidentit kompetencën e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe ja kalon KLGJ dhe nëse kjo nuk organizon ceremoninë e betimit atëherë këta të fundit betohen me letër me shkrim.
Dhe jo vetëm për Gjykatën e Lartë por edhe për një sërë funksionarësh të drejtësisë, që deri dje betoheshin të Presidenti tani i kaluan KLP, pa folur për Prokurorin e Pergjithshëm që betohet para Kuvendit. Dhe si variant të dytë përsëri me letër me shkrim.
Shumë merak e kanë këtë betimin me letër me shkrim. Se si mund të betohesh mbi një letër me shkrim këtë vetëm deputetët e Ramës mund ta parashikojnë. A mund të na thonë të paktën se cili vend demokratik e ka këtë procedurë, apo është thjeshtë një shpikje shqiptare alla Rama?
Te Presidenti janë betuar deri tani tre anëtar të Gj.L., dhe tetë prokurorë të SPAK-ut. Pjesa tjetër sipas ligjit do të betohen në institucionet e emërtesës, ose me letër me shkrim. Çafrë institucionesh po krijojmë?! Kur të prezantohen Gjyqtarët e Gj.L., disa do të jenë të Presidentit, disa të KLGJ e disa të letrës. Ky quhet deligjitimim. Por kjo është më e vogla.
A e di mazhoranca se argumentat e Kom.Venencias për betimin e anëtarëve të Kushtetueses vlejnë edhe për këta të tjerët si precedent?? Ku po e çojnë kështu reformën në drejtësi pa filluar mirë akoma?? Si mund të sillemi banalisht me Kom.Venecias – një ligj e kemi me betim te Presidenti, tjetrin, jo.
Betimi në vetvete dhe veqanërisht i këtyre funksionarë të drejtësisë nuk është një veprim sa për tu kryer. Ky akt solemn lidhet me momentin e fillimit të detyrës; me seriozitetin dhe besnikërinë e funksionarit për popullin dhe ligjet e vëndit; me rëndësinë e detyrës që merr përsipër dhe pranimin e pasojave që vijnë nga kjo; me garancinë morale, me ndërgjegjshmërinë e tijë si funksionar i shtetit dhe së fundi lidhet më vetë sovranitetin shtetror. Prandaj e gjithë bota e përparuar betimet i ka të një rëndësie të jashtzakonshme.
Betimi te Presidenti nuk është parashikuar thjeshtë formalisht në Kushtetutë dhe madje është marrë si shëmbull në republikat demokratike. Ky akt realizohet të Presidenti sepse ky i fundit është garant i Kushtetutës dhe përfaqsues i unitetit të popullit. Asnjë institucion tjetër kushtetues ose jo nuk e ka këtë kompetencë, ndaj dhe betimi duhet kryer vetëm para Presidentit.
Gjthashtu një ndryshim tjetër që ju bë ligjit ishte edhe dhënja e kompetencës Inspektorit të Lartë të Drejtësisë(ILD) për të kontrolluar pasurinë e Gjyqtarëve dhe prokurorëve si veting tjetër dhe për ti kërkuar KLGJ-KLP pezullimin nga detyra pa filluar procedimi disiplinor
Me këtë ndryshim Edi Rama do të nënshtrojë politiksht çdo gjyqtar e prokuror, që nuk i bindet duke i ndërsyer ILD me veting dhe pezullim(ILD është ish-Av.Shtetit i Edi Ramës) Dhe miratohet kjo megjithse vjen në kundërshtim me vendimin e Gj.Kushtetuese të vitit 2017, që e ka shfuqizuar pikërisht këtë lloj kompetence mesh të tjerash.
Kemi thënë edhe më parë se edhe atë cilësi të reformës në drejtësi të arritur nga konsensusi kushtetues i korrikut 2016, Edi Rama e prishi me ligjet e njëanshme që u hartuan më pas. Dhe fakti flet vetë.
Të gjitha këto vijnë në kundërshtim me të paktën shtatë nene të Kushtetutës së vendit dhe disa parime themelore të funksionimit të drejtësisë, të cilat duhen parë nga Gj.Kushtetuese, si porta e fundit që nuk është kapur ende, por dhe që nuk është formuar ende. Nëse formohet kuptohet, urojmë të jetë e pavarur dhe profesionale.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38