Flash News

KRYESORE

Ndryshimi i seancës, reagon Edi Paloka: Kuvendi ilegjitim, mblidhet në ilegalitet

Ndryshimi i seancës, reagon Edi Paloka: Kuvendi ilegjitim, mblidhet në

Ish-nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të kryetarit Gramoz Ruçi për të ndryshuar datën e seancës plenare. Kuvendit mblidhet gjithnjë ditën e enjte, por Konferenca e Kryetarëve ka marrë vendim që seanca të zhvillohet sot, në orën 17:00, sepse më datë 28 shkurt opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë.

Duke e konsideruar mbledhje në ilegalitet, Paloka ngre pyetjen se sa do të mund të zgjasë kështu mazhoranca socialiste.

“Kuvendi ilegjitim, mblidhet në ilegalitet. Pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrëse, tani kanë filluar ta mbledhin dhe në ilegalitet. Seancën e së enjtes, po kërkojnë ta mbledhin fshehtas sot në orën 17.00. Sa mendoni se do zgjasni kështu?! Tik-tak... Nga “kuvendi” i Kristaqit, tek i Edvinit”, shkruan Paloka.

Parlamenti mblidhet sot, Ruçi afroi datën e seancës për shkak të protestës së opozitës

Të fundit