Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndryshoi qëndrim për Teatrin Kombëtar, deputeti: Disa radhë për Robert Ndrenikën dhe ca të tjerë...
Deputeti i LSI, Luan Rama ka reaguar pas vendimit të aktorit Robert Ndrenika për të firmosur peticionin ku kërkohet shembja e Teatrit Kombëtar, duke lëvizur nga qëndrimi i parë publik që kishte mbajtur.
Rama thekson se kanë qenë bisedat me Ndrenikën që e kanë shtyrë të mbështesë kërkesën për ruajtjen e teatrit dhe të gjithë zonës përreth. Ai shtron edhe disa pyetje për aktorin e madh.
“E sot, më duhet ta pyes mikun tim “Artist të Popullit”, pra Robert Ndrenikën, e jo të tjerët pas tij në fakt: a është ende i bindjes “Kjo është tokë e shenjtë !” për atë hapsirë të kryeqytetit ku gjendet Teatri Kombëtar? A i qëndron ende Robert Ndrenika kërkesës së nënshkruar prej tij në krye të rendit në një listë bashkë me ca të tjerë, se ajo pjesë e Tiranës historike duhet të shpallet zonë monument kulture?”,- pyet Luan Rama.
Reagimi i Luan Ramës:
Edhe një herë për teatrin me teatrin:
Të shembet apo të mos shembet? Kjo nuk është çeshtja!
Disa rradhë për Robert Ndrenikën dhe ca të tjerë...
“Kjo tokë është e shenjtë!” Kështu është shkruar gati tre muaj më parë. Saktësisht, më 30 prill 2018. Eshtë fjalia e fundit, në mbyllje të një propozimi drejtuar ministreshës që merret edhe me punët e kulturës, me anë të të cilit, një dyzinë njerëzish gjithfarësh, të prirë në listë prej “Artistit të Popullit”, siç pëlqej t’i drejtohem unë, alias “Nderit të Kombit” e mikut tim të vyer Robert Ndrenika, kerkonin shpalljen zonë monument kulture, të hapsirës publike ku gjendet prej vitit 1938 të shekullit të kaluar, Teatri Kombëtar!
Një kërkesë e arsyetuar bindshëm dhe me plot argumenta shkencorë, që në thelb synonte paprekshmërinë e asaj pjese të historisë qytetare të Tiranës së fillimshekullit XX. E më shumë se sa paprekshmërinë, në fakt, thelbësisht projektonte marrjen në mbrojtje, nën statusin “monument kulture”, me të gjitha konseguencat që mbart ky status.
E meqë Berti, e bashkë me të edhe ata pas tij e mbyllnin kërkesën e tyre me postulatin “Kjo është tokë e shenjtë”, më duhet t’i referohem Biblës, sipas të cilës, të jesh i shenjtë do të thotë të jesh i pandotur, të jesh i përveçuar. Për këtë arsye, ajo që është e shenjtë, veçohet nga përdorimi i zakonshëm, ose konsiderohet e shenjtë, veçanërisht sepse është e pastër, e kulluar.
Ndërsa në shqipen e sotme, tokë e shenjtë, në kuptimin "tokë jopagane", do të thotë "jo e pëgërë", "jo e pëgjânë".
M’a do mendja që kjo duhet të ketë qenë edhe arsyeja, se përse Berti dhe të tjerët, ata të shumtët pas tij, e kanë përdorur shprehjen “Kjo tokë është e shenjtë”, për pikëlidhje mes kërkesës për shpalljen e Teatrit Kombëtar dhe të të gjithë zonës rreth e rrotull monument kulture, dhe emrave të tyre!
Por, meqë prej shprehjes “Kjo është tokë e shenjtë”, pata ngasjen t’i referohem Biblës, prej Librit të Shenjtë mësojmë se ka ndodhur që "e pëgëra" të shpallet e shenjtë, por jo e kunderta. Ndodhi me Mari Magdalenën, prostitutēn qe u shpall shenjtore. Por nuk ka ndodhur kurrë që një i shenjtë të desakralizohet.
E sot, më duhet ta pyes mikun tim “Artist të Popullit”, pra Robert Ndrenikën, e jo të tjerët pas tij në fakt: a është ende i bindjes “Kjo është tokë e shenjtë !” për atë hapsirë të kryeqytetit ku gjendet Teatri Kombëtar? A i qëndron ende Robert Ndrenika kërkesës së nënshkruar prej tij në krye të rendit në një listë bashkë me ca të tjerë, se ajo pjesë e Tiranës historike duhet të shpallet zonë monument kulture?
Sepse, këtë historinë e teatrit dhe refrenin “të prishet - të mos prishet” e kemi diskutuar shumë herë edhe bashkë, e prej tij dhe, edhe për të, unë e mbështeta kërkesën e tyre, prej tij e për të e kundërshtova e vazhdoj t’a kundërshtoj prishjen zonës “monument kulture”, të asaj gjurmë qyteti që vjen prej tetëdhjetë vjetësh, si shenjë dhe histori e një epoke!
Të prishet apo të mos prishet? Në fakt kjo nuk është çështja!
Të gjitha; dilemat, nostalgjitë, emocionet, historitë, mëdyshjet, hipokrizitë, interesat, edhe pazaret, allishverishet, kusuret, servilizmi, lotët dhe gëzimet, edhe në fund duartrokitjet janë aty!
E kam thënë dhe më parë e prapë po e përsëris se nuk është vetëm çështje sentimenti çështja e teatrit. Mund të mendoni se sa emocione janë arkivuar në atë ndërtesë. Njerëzit kanë duartrokitur, kanë qeshur, kanë qarë, kanë pranuar, kanë refuzuar. Jeta e kryeqytetit është e lidhur me këtë ndërtesë, sado modeste të duket.
Tashmë, ajo është kthyer në një çështje dinjiteti dhe integriteti!
E kur këto gjëra të shenjta përmbysen, nuk të vjen askush në ndihmë si ngushëllim përveç Kiplingut, me “Në mund...”, të sjellë në shqip nga Noli ynë i madh. Ndaj, për ata që nuk e kanë lexuar, po citoj një fragment:
“Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin,
e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,
sa herë te ty dyshojnë e s’të perfillin,
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundsh të rrish në pritje nga pritja palodhur,
a kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi me to pa rënë ndesh…
Në mundsh të flasësh me maskarenj,
por nderin tënd të ruash
a t’ecësh përkrah mbretit,
pa krenari që të verbon…
nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash dhe gjithkënd e çmon,
por veç aq sa meriton.
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat,
që të rënda me veprat që peshojnë,
dije dhe mos ki asnjë dyshim,
se e jotja do jetë bota me gjithë ç’ka brenda,
dhe BURRE do t’jesh o biri im”.
Të shembet apo të mos shembet? Kjo nuk është çështja!
“Aktorët kërkojnë refuzimin. Nëse nuk e marrin, ata refuzojnë vetveten”. Kështu ka thënë një emër i madh, Charli Chaplin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38