Flash News

KRYESORE

Ndryshojnë rregullat e shpejtësisë në Europë, do vendosen pajisje ‘vëzhguese’ në makinat e reja

Ndryshojnë rregullat e shpejtësisë në Europë, do

Shoferët në Europë së shpejti do pajisen me një pajisje në makinat e tyre që kontrollon shpejtësinë. Ligjvënësit e BE ranë dakord këtë mëngjes për legjislacionin e ri kundër qarkullimit me shpejtësi të lartë.

Legjislacioni do të kërkojë që të gjithë automjetet e reja të pajisjen me teknologjinë ISA (Asistenca Inteligjente e Shpejtësisë). Marrëveshja erdhi pas disa muajsh negociata shpesh të tensionuara, të cilat vendosën sigurinë kundër .

Pajisja mund të përdorë video-kamera për njohjen e shenjave ose të dhënat e lidhura me GPS-në për të kufizuar automatikisht shpejtësinë e një automjeti, shkruan “Forbes”.

Legjislacioni, që pritet të marrë “vulën” përfundimtare nga Parlamenti Europian dhe qeveritë kombëtare muajin e ardhshëm, do të kërkojë që ISA të vendoset në të gjitha automjetet që dalin në treg deri në vitin 2022.

Të fundit