Flash News

KRYESORE

Ndryshon qarkullim i mjeteve në qendër, rrugët që do bllokohen duke nisur që nga mbrëmja e sotme

Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se, për shkak të punimeve në sheshin ‘Skënderbej’ ndryshon qarkullimi i automjeteve në rrugët pranë sheshit.

Prej mbrëmjes së sotme, qarkullimi i automjeteve do të ndryshojë si më poshtë:

– Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Çamëria”, nga kryqëzimi me Rr. “Ibrahim Rugova” deri në sheshin “Skënderbej” (segmenti para selisë së Partisë Socialiste). Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në rrugën “Ibrahim Rugova” në kryqëzimin me rrugën “Çamëria”, drejtim i detyruar drejt.

– Qarkullimi i automjeteve në segmentin e Rr. “Ibrahim Rugova”, nga “Myslym Shyri” deri te bulevardi “Gjegj Fishta” (segmenti para Taiëan), do të jetë me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit veri-jug.

Të fundit