Flash News

KRYESORE

Ndryshon struktura në Policinë e Shtetit, Veliu firmos shkurtime dhe shkrirje sektorësh

Ndryshon struktura në Policinë e Shtetit, Veliu firmos shkurtime dhe

Ndryshon zyrtarisht struktura e Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur shkrirje dhe ndryshime në struktura, në drejtoritë vendore të policisë në qarqe.

Sipas “News 24, në bazë të strukturës së re, çdo drejtori vendore do te këtë drejtor dhe 2 nëndrejtore ku njeri do të mbulojë hetimin e krimeve ndërsa tjetri çështjet e rendit dhe sigurisë publike dhe për të ulur numrin e punonjësve disa prej sektorëve ekzistues do të shkrihen ose do të bashkohen në një sektor të vetëm.

Kështu, do të shkrihen sektorët për drogën, krimin ekonomik dhe trafiqet, të cilat mblidhen në një sektor. Sektori i rendit do ketë në varësi sallën operative, seksionet e rendit dhe rrugoren.

Po ashtu, Policia Rrugore do jetë e pavarur nga drejtoritë vendore të policisë, ndërsa Komisariatet Rrugore do komandohen direkt nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

 

Të fundit