Flash News

KRYESORE

Ndryshonin vitin e prodhimit të makinave, arrestohen në flagrancë dy zyrtarët e Drejtorisë së Transporteve

Ndryshonin vitin e prodhimit të makinave, arrestohen në flagrancë

Janë vënë në pranga dy zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë, pasi u kapën në flagrancë duke manipuluar të dhënat e automjeteve, me qëllim shmangien e taksave.

Në pranga kanë rënë Daniel Xhemo, 52 vjeç dhe Fredi Gogo, 64 vjeç, të dy banues në Korçë, me detyrë kontrollorë fizik në këtë drejtori.

Ata u kapën në flagrancë duke marrë shuma parash, në këmbim të ndryshimit të vitit të prodhimit të makinave, për të mos paguar taksa të larta.

“Finalizohet me sukses operacioni antikorrupsion i koduar “Kodifikimi”. Arrestohen dy kontrollorë fizik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kodifikimi” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Daniel Xhemo, 52 vjeç dhe Fredi Gogo, 64 vjeç, të dy banues në Korçë, me detyrë kontrollorë fizik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas, janë kapur në flagrancë duke marrë shuma lekësh nga shtetas të ndryshëm, për të favorizuar regjistrimin e mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë, ku ndryshonin vitin e prodhimit të automjeteve me qëllim shmangien e taksave. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

 

 

Të fundit