Flash News

KRYESORE

Në 10-vjetorin e gjuhës spanjolle në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, çelet ‘Java e Letërsisë Spanjolle’

Në 10-vjetorin e gjuhës spanjolle në Fakultetin e Gjuhëve

Në datat 23-27 prill Ambasada e Spanjës çel ‘Javën e Letërsisë Spanjolle 2018’, në kuadër të 10 vjetorit të çeljes së Departamentit të Gjuhës Spanjolle të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës.

Java e Letërsisë Spanjolle do të nisë të hënën me 23 prill, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Gjithashtu këtë vit është ndarë në dy kategori, përkatësisht deri në 14 dhe në 35 vjeç.

Java do të përfundojë me inaugurimin e ciklit të kinemasë spanjolle në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi, me filmin “El alquimista Impaciente” (2002), të regjisores Patricia Ferreira, bazuar në një vepër letrare.

Në aktivitetet e javës së letërsisë spanjolle hyrja është lirë (përveç takimit të profesorëve) dhe mund të bashkohet kushdo që është i interesuar.

 

Të fundit