Flash News

KRYESORE

Në 106 vjetorin e ushtrisë Xhaçka flet për Veliajn ndërsa kryebashkiaku flet për ministren

Në 106 vjetorin e ushtrisë Xhaçka flet për Veliajn

Me rastin e 106-vjetorit të krijimit të ushtrisë shqiptare, në sheshin ‘Skënderbej’, ishte organizuar një aktivitet ku e pranishme ishte ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Edhe pse ishin mbledhur për një tjetër sebep, ministrja nuk ka lënë pa bërë vlerësimet e saj për Veliaj, madje duke shkuar shumë larg teksa e ka falënderuar për sakrificat dhe përkushtimin.

“Si qytetare e Tiranës dua të falenderoj nga zemra për gjithë punë e jashtëzakonshme për sakrificat përkushtimin, dhe vizionin e drejtimit që jam e bindur qo të sjellë një qytet shumë më të mirë për të jetuar”, tha ndër të tjerash Xhaçka.

Nga ana e tij, as Veliaj nuk i kurseu vlerësimet për Xhaçkën të cilën e quajti një njeri të bërë vetë.

“Mezi pres që të ftoj këtu përpara jush një mikeshë, një motër, një njeri i jashtëzakonisht të përkushtuar, një njeri të bërë vetë.

Unë dhe Olta nuk jemi çuni dhe goca e askujt njeriu të rëndësishëm, prindërve të thjeshtë që kanë bërë vetëm punën  e tyre të ndershme”, tha ndër të tjerash Veliaj.

 

Të fundit