Flash News

KRYESORE

Në 2005-n erdhën të dy në pushtet. Berisha uron Merkelin për mandatin e katërt

Në 2005-n erdhën të dy në pushtet. Berisha uron Merkelin

Pas fitores së djeshme të Angela Merkelit, vjen edhe reagimi i ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, i cili e konsideron fitoren e Merkelit si një “dite e madhe për Europën dhe qëndren e saj të djathtë”. Në mesazhin e tij, drejtuar kancelares Merkel Berisha e quan fitoren e djeshme “një fitore historike për Gjermaninë, Europën dhe qendrën e djathtë të saj”. Si Sali Berisha, ashtu edhe Angela Merkel erdhën në pushtet në vitin 2005. Merkel e mori mandatin e parë të kancelares së Gjermanisë, më 22 nëntor 2005 dhe gjatë dy mandateve të saj të para, ajo pati disa takime me liderin demokrat, Berisha.  Ja postimi i Berishës në facebook:

“Dite e madhe per Europen dhe qendren e saj te djathte, Angela Merkel zgjidhet per te katerten here Kancelare!

Te dashur miq, dje ne Republiken Federale te Gjermanise u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, te cilat u fituan per te katerten here me radhe nga kancelarja Angela Merkel ne krye te CDU/CSU. Kjo eshte nje fitore historike per Gjermanine, Europen dhe qendren e djathte te saj.

Me kete rast te dashur miq, le ti urojme ne kancelares Angela Merkel, miqve tane te partive simotra CDU/CSU suksese te medha ne mandatin e ri! Sb”

 

Të fundit