Flash News

KRYESORE

Në 2013-ën e quajti kryeministër rrënues, Edi Ramës i erdhi sot telefonata nga homologu që sulmoi

Në 2013-ën e quajti kryeministër rrënues, Edi Ramës i

Deklarata sulmuese ndaj Donald Trump, përpara se ai të zgjidhej president i SHBA-së, nuk është proçka e parë e Edi Ramës, pasi në 2013-ën, pak përpara se të bëhej kryeministër, ka sulmuar me të njëjtën gjuhë edhe kryeministrin bullgar, Bojko Borisov.

“Iku edhe një KM i djathtë pasi rrënoi institucionet dhe ekonominë e Bullgarisë! Së shpejti një socialist, miku ynë Stanishev, do votohet si KM”, shkruante Rama në shkurt të 2013-ës.

Por, Bojko Borisov fitoi në prill të këtij viti mandatin e tretë si kryeministër i Bullgarisë, vend anëtar i Bashkimit Europian.

Sot, mediat bullgare raportojnë për telefonatën e Borisov të zhvilluar me kryeministrin Rama.

Sigurisht që telefonata e kryeministrit bullgar nuk lidhej me kritikat e Ramës, por sidoqoftë, ballafaqimi ka qenë i sikletshëm për kryeministrin tonë.

Borisov ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të garantojë të drejtat e minoritetit etnik bullgar, në një linjë me standardet ndërkombëtare. Ky insistim i Sofies vjen në një kohë kur në Kuvend pritet të kalojë ligji për mbrojtjen e tetë minoriteteve në Shqipëri, ndërkohë që nuk njihet ekzistenca e minoritetit bullgar, por i atij maqedonas.

“Tirana duhet të garantojë të drejtat e minoritetit bullgar në një linjë me standardet ndërkombëtare”, raportohet të jetë shprehur Borisov.  

Ndërkohë, Rama informoi homologun se projektligji është në proces të përgatitjes dhe Shqipëria nuk do të shkelë interesat e komunitetit bullgar.

Kjo situatë rrezikon të shkaktojë përplasje mes Tiranës dhe Sofies, në një kohë që Greqia ka vendosur tashmë katër kushte për Shqipërinë, që lidhen me minoritetin grek, për të hapur negociatat me Bashkimin Europian.  

Përplasja/ Albin Kurti: Mos u merr me demarkacionin, nuk kemi tokë për të falur. Edi Rama: Unë nuk fal as det, jo më tokë

Të fundit