Flash News

KRYESORE

As në 2022? Jean-Claude Juncker: Jo anëtarësim të shpejtë në BE për Ballkanin Perëndimor

As në 2022? Jean-Claude Juncker: Jo anëtarësim të

Shumë zyrtarë në Bruksel thonë me gjysmë zëri se shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të bëhen anëtare të Bashkimit Europian në vitin 2022, por nuk mendon kështu një prej njerëzve më të fuqishëm të unionit.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka thënë për “Politico.eu” se nuk është në favor të një anëtarësimi të shpejtë të këtyre vendeve në BE.

Duke iu referuar deklaratave të presidentit të SHBA, Donald Trump, Juncker theksoi se nëse BE do rrëzohej, Ballkani Perëndimor do humbiste prespektivën europiane dhe do hynte në luftë.

“Nëse BE do ishte duke u copëtuar, siç Trump ka thënë, Ballkani Perëndimor do të humbiste prespektivën europiane. Nuk janë në favor të anëtarësimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE. Por, nëse u heq prespektivën europiane, atëherë do të përjetonim atë që përjetuam në 1990-ën. Në respekt të kësaj, stabiliteti i BE-së është parakusht që Ballkani të mos të hyjë sërish në luftë. Shpresoj se Trump e ka kuptuar këtë”, ka thënë Juncker.

Gjermania, Franca dhe Italia janë shprehur gjithnjë se shohin më afër BE-së Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa Shqipëria me Maqedoninë kanë mbetur mbrapa. Gjithsesi, kjo deklaratë e Juncker tregon se qytetarët e Ballkanit Perëndimor duhet të presin vite të tëra për të hyrë në BE, ndërkohë që Brukseli po zëvendëson procesin e anëtarësimit me nisma rajonale si ‘tregu ballkanik’.

Të fundit