Flash News

KRYESORE

Në 21 raste të reja në Patras, shkon në 31 numri i të infektuarve me Covid-19 në Greqi

Në 21 raste të reja në Patras, shkon në 31 numri i të

21 raste të reja janë konfirmuar sot nga Ministria e Shëndetësisë në Greqi të infektuar me coronavirus.

Kjo shifër e çon numrin e të prekurve deri tani në Greqi, shtetin fqinj me Shqipërinë në 31.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras në shumicën e rasteve simptomat janë të buta dhe nuk ka nevojë për shtrim në spital.

“Nga të gjithë pacientët, rasti i djeshëm është në gjendje të rëndë me pneumoni, dy të tjerët kanë pneumoni të butë dhe gjithashtu janë shtruar në spital.

Gjashtë pacientë të tjerë me simptoma më të buta trajtohen gjithashtu. Pjesa tjetër do të mbetet e izoluar në shtëpinë e tyre”, tha zyrtari i ministrisë.

Sipas meidave greke, të infektuarit janë persona që morën pjesë në ekskursionin në Tokën e Shenjtë.

Të fundit