Flash News

KRYESORE

"Në 25 prill, PS aleancë vetëm me qytetarët", 'thumbon' Balla: Opozita Meta-Basha kërkon alibi për humbjen e radhës

"Në 25 prill, PS aleancë vetëm me qytetarët",

“Në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 PS do të ketë aleancë vetëm me qytetarët”, kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Socialiste të Gramshit.

Numri dy i socialistëve thekson se “opozita Meta-Basha po kërkon alibi për humbjen e radhës”, dhe se PS në zgjedhjet e radhës ka përballë një koalicion dështakësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë.

“Ne jemi të vendosur ta kemi vëmendjen vetëm tek njerëzit dhe tek përmirësimi i shërbimeve publike ndaj tyre. Duhet përkushtim për tu marrë me hallet dhe problemet e njerëzve dhe vëmëndja jonë janë vetëm ata.

E siç ka rifilluar po njëlloj kjo vjeshtë politike me opozitën Meta-Basha që kërkon alibi për humbjen e radhës, shan e shpif nga mëngjezi në darkë, përgjigja jonë do të jetë puna dhe përqëndrimi tek nevojat e njerëzve”, tha Balla, teksa shton se: “Tani mesa duket, vetë kasandrat e opozitës kanë nisur një betejë të re, atë të përdorimit të halleve për politikë, si dhe për përhapjen e panikut ekonomik dhe social duke përdorur si lëndë të parë atë që njohin më mirë baltën dhe mashtrimin.

Njerëzit nuk kanë asnjë interes të dëgjojnë më këtë lloj politike, njerëzit presin vetëm nga ne zgjidhjen e halleve të tyre.”

Të fundit