Flash News

KRYESORE

"Në 30 shtator të mbyllet gjithçka", Gjiknuri kërcënon PD: Nëse nuk sjell draftet në kohë, do ta bëjnë ekspertët

"Në 30 shtator të mbyllet gjithçka", Gjiknuri

Bashkëkryetari i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri deklaroi pas mbledhjes se Keshillit Politik është fokusuar te debati për koalicionet, sipas tij i ezauruar në mbledhjet e shkuara.

Sipas Gjiknurit, opozita kërkon të vonojë dakordësinë për ndryshimet kushtetuese qëllimisht.

"Qëllimi i tyre është ta vonojnë këtë proces që ndryshimet kushtetuese të mos implementohen. Me konsulta dhe zvarritje, dhe shkojmë në limite që s’mund t’i bëjmë. Kërkova që brenda 30 shtatorit çështja të mbyllet përfundimisht.

I thamë PD të sjellin deri të enjten propozimet për një prag zgjedhor.

Shumë rekomandime të ODIHR janë nëpërmëbur, për shkak të pretendimeve të opozitës jashtë-parlamentare. Duhet të punojmë mbi drafte ligjore. Ekspertët janë në gjendje të sjellin draftet nëse PD nuk ka drafte për ti sjellë. Kuvendi është sovran dhe i ka votat, ndaj sot komisioni i ligjeve ngriti një grup pune për të ecur para, por edhe duke respektuar opozitën", tha Gjiknuri.

Të fundit