Flash News

KRYESORE

Në 31 maj seanca e radhës gjyqësore ndaj Habilajve në Katania

Në 31 maj seanca e radhës gjyqësore ndaj Habilajve në

Në datën 31 maj pritet të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Moisi Habilajt dhe të arrestuarve të tjerë të akuzuar për trafik droge.

Me kërkesë të prokurorit të Katanias, Andrea Bonomo, personat e arrestuar nga hetimet e operacionit ‘Rosa dei Venti’, do të dalin para trupit gjykues të drejtuar nga gjykatësi Giancarlo Cascino.

Pas disa vitesh përgjimesh dhe hetimesh, policia italiane në 14 tetor të 2017-ës organizoi operacionin “Rosa Dei Venti” i cili çoi në pranga një numër të madh personash shqiptarë dhe italianë me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Sipas hetimeve grupi drejtohej nga vëllezërit Habilaj. Gjatë përgjimeve, në komunikimin mes personave të grupit, përmendet edhe emiri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Të fundit