Flash News

KRYESORE

Në 5-vjetorin e lindjes, Princeshë Charlotte shfaqet duke shpërndarë pako me ushqime për pensionistët

Vajza e dytë e Princit William dhe Dukeshës Kate Middleton sot ka ditëlindjen dhe feston 5-vjetorin e lindjes. Pallati Mbretëror ka shpërndarë disa foto të veçanta të Princeshë Chalotte, e cila është duke ndihmuar prindërit e saj teksa shpërndajnë pako me ushqime.   Këto paku u janë shpërndarë të moshuarve të izoluar në Norfolk. Fotot janë shkrepur një muaj më parë nga nëna e saj, Dukesha e Kembrixhit, në Anglinë lindore, ku familja ndihmoi në paketimin dhe shpërndarjen e pakove ushqimore për të moshuarit e izoluar. Princeshë Charlotte erdhi në jetë me 2 maj të vitit 2015 në spitalin Lindo Wing of St Mary's. Emri i plotë i saj është Charlotte Elizabeth Diana, në nderim të gjyshes së saj, princeshës së ndjerë, Diana dhe stërgjyshes Elisabet.

Të fundit