Flash News

KRYESORE

“Në biznese dhe institucione publike”, ‘Shëndetësia’ sqaron ku u pikasën më shumë rastet e reja me covid-19

“Në biznese dhe institucione publike”,

Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të prekura me covid-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan 61 raste të reja dhe dy persona të infektuar humbën jetën në Infektiv.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se rastet më të shumta të infeksioneve janë evidentuar në aktivitete biznesi, ndërmarrje me shumë punëtorë, institucione publike dhe private.

“Nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve në aktivitete biznesi, ndërmarrje me shumë punëtorë, institucione publike dhe private, i bëjmë apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat.

E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh dhe kudo në ambiente publike ku nuk ruhet dot distancimi.

Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye”, thotë Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

Lexo edhe: MSH: Dy viktima dhe 61 të infektuar nga covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit

Të fundit