Flash News

KRYESORE

Në Britani me dokumenta false, shkatërrohet banda në Athinë, 13 shqiptarë në pranga

Poicia greke ka shkatërruar një bandë që merrej me falsifikimin e dokumentave, të cilat u shiteshin shqiptarëve që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Brianisë së Madhe. 20 persona janë arrestuar, mes tyre 13 shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.

Policia ka sekuestruar në bazën e bandës me qindra pasaporta dhe karta identiteti false, përfshirë patenta britanike, 55 mijë euro dhe një pistoletë.

4500 euro paguhej një dokument i një shteti të BE-së, që më pas personat e interesuar e përdornin për të udhëtuar nga Spanja, Italia apo Suedia, drejt aeroporteve britanike. Aeroportet e Manchester, Liverpool, Newcastle dhe Edinburgh përdoren kryesisht nga shqiptarët për të mbërritur në Britani me dokumentat false.

Të fundit