Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Në Britani nuk ka qetësi, Boris Johnson kërcënon me zgjedhje të reja
"Unë nuk dua zgjedhje të reja, ju nuk doni zgjedhje të reja", deklaroi Boris Johnson nga foltorja e tij para Doëning Street të hënën në mbrëmje. Por kjo deklaratë po lexohet ndryshe: Nëse vërtet 20 konsevatorë të Tory dalin si rebelë dhe të martën votojnë me opozitën, atëherë kryeministri do ta konsiderojë këtë si votëbesim. Nëse e humbet, atëherë ai do të ishte i detyruar të shpallë zgjedhjet e reja parlamentare. Në luftën për pushtet mes parlamentit dhe kryeministrit bëhet fjalë për lëvizje strategjike, dhe se kush arrin të manovrojë palën tjetër.
Boris Johnson deklaroi, se është "me besim për progresin që po bëjmë", duke pasur parasysh me këtë synimin për rinegociimin e marrëveshjes me BE. Por ky progres është vetëm në përfytyrimet e Boris Johnsonit, sepse në Bruksel nuk janë zhvilluar bisedime konkrete për këtë. Britanikët duhet të sjellin ide të reja, nëse duan ta fshijnë Backstopin, rregulloren e kontestuar për ruajtjen e kufirit të hapur mes Irlandës dhe Irlandës Veriore. Këtë e bëri të qartë kancelarja gjermane dhe presidenti francez në bisedimet e fundit me kryeministrin britanik.
Por Boris Johnson krijon përshtypjen, sikur kërcënimi me një Brexit të çrregullt pa marrëveshje do bëjë që të gjunjëzohen europianët. "Mos ia prisni këmbët pozicionit negociues britanik", paralajmëroi ai rebelët në radhët e veta para seancës vendimtare të parlamentit. "Pengojeni një zgjatje të pakuptimtë të Brexit", kërkoi ai, duke pasur parasysh, planet për bllokimin e tij përmes një ligji të përshpejtuar, dhe detyrimin për të kërkuar sërish një shtyrje afati me BE. Këtë nuk do ta bëj "në asnjë rast", ka thënë Johnson.
Ka dy mundësi: Boris Johnson mund ta injorojë këtë ligj, një mundësi që njëri nga ministrat e kabinetit e ka përmendur ndërkohë. Ose Johnson shpall zgjedhje të reja, duke i hedhur letrat mbi tavolinë e duke shpresuar në fitore me një shumicë parlamentare për një Brexit të ashpër.
Poker i fortë
20 rebelë janë numëruar në ditët e fundit në radhët e konservatorëve. Këtu bën pjesë edhe Philipp Hammon, ministër Financash në qeverinë e Theresa Mayt, grupi i proeuropianëve dhe konservatorët e moderuar. Ndërkohë Boris Johnson i ka kërcënuar rebelët me përjashtimin nga partia,ose bllokimin e kandidaturave të atyre që dalin kundër në zgjedhjet e reja.
Planet e opozitës dhe kundërshtarëve të Johnsonit nga radhët e konservatorëve të Tory-t parashikojnë të martën të marrin në dorë axhendën e parlamentit dhe të kalojnë një ligj të ri. Ky ligj duhet të detyrojë kryeministrin të kërkojë tek BE zgjatje të afatit, nëse deri në samitin e BE më 17 tetor nuk është negociuar një marrëveshje e re. Por mund të ndodhë që Boris Johnson t'u hedhë dorashkën e duelit kundërshtarëve me shpalljen e zgjedhjeve të reja para votimit dhe të kërkojë më parë për këtë votën e parlamentit. Nëse ai do të bënte për vete dy të tretat e parlamentit, parlamenti shpërndahet dhe nuk mund të ndërmarrë asgjë për të penguar një Brexit të ashpër.
Lufta me parlamentin
Të hënën ish-kreu i partisë laburiste, Tony Blair paralajmëroi partinë e tij nga joshja për zgjedhje të reja. Kjo mund të jetë "një grackë elefeanti" për laburistët, sepse nëse ato zhvillohen para datës së Brexit, votat e opozitës do të ndaheshin dhe do t'u siguronin konservatorëve fitoren, në bazë të sistemit britanik. Pas rënies së ndjeshme të laburistëve në zgjedhjet europiane, shumë anëtarë të partisë nuk besojnë, se Corbyn do arrijë të mundë Boris Johnson në zgejdhje.
Por kreu i laburistëve, Jeremy Corbyn u dha një sinjal përkrahësve të tij në Salford të hënën. "Unë jam i gatshëm, ju jeni të gatshëm", tha ai dhe konfirmoi, se do të ishte pro zgjedhjeve të reja. Laburistë të tjerë mendojnë, se më e rëndësishme është që të arrijnë në parlament miratimin e ligjit "No deal", se sa ta fusin vendin në një fushatë të re zgjedhore.
Një problem tjetër në këtë konstelacion të vështirë britanik është se Boris Johnson ka kompetencën të zgjedhë vetë datën e re të zgjedhjeve. Edhe nëse ai deputetët i lë të votojnë më 14 tetor, ai mund të vendosë datën e zgjedhjeve pas Brexit. Që do të thotë, Britania e Madhe del nga BE pa marrëveshje më 31 tetor, dhe në nëntor ai mund të shpresojë në votat e atyre që e donin Brexit-in, edhe atë atyre që mbështesin tani Nigel Farage dhe partinë e Brexit.
E gjitha kjo është një lojë e vështirë politike. Boris Johnson është futur në një luftë ultimative me parlamentin dhe është i gatshëm të flakë të gjitha traditat dhe rregullat, për ta bërë të dëgjueshëm. Nëse kjo nuk mjafton, atëherë ai nxjerr nga xhepi kartën e zgjedhjeve të reja. Për shumë konservatorë rebelë kjo do të thotë humbje e posteve politike dhe karrierës partiake. Boris Johnson mund ta fitojë, por edhe ta humbasë këtë bast. Ai është një njeri që e bën fushatën zgjedhore shumë më mirë se Theresa May, por e sigurtë nuk është asgjë në Britaninë e Brexit./ Burimi: DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38