Flash News

KRYESORE

Në bulevard më 2 mars/ Neritan Liçaj i komenton në Facebook, Ilir Meta i përgjigjet aktorit

Në pritje të 2 marsit, datë në cilën ka thirrur në buleverad të gjithë shqiptarët, Presidenti i Republikës Ilir Meta, vijon me fushatën e tij mediatike dhe në rrjetet sociale.

Së fundmi Presidentit i ka shkruar në rrjetet sociale aktori i njohur Neritan Liçaj, i cili i ka shprehur mbështetjen dhe i ka konfirmuar praninë e tij në në protestën e thirrur më 2 mars.

“Do jem aty pa diskutim. Kushtetuta është akti themeltar i Shqipërisë, pra dhe i imi. Kontrata që çdi njeri nga ne ka me kombin e tij. Mbrojtja e Kushtetutës, të cilën ju e ruani z. President është detyrë patriotike”, shkruan aktori, i cili njihet edhe si një ndër artistët më të vendosur në protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Këtij komenti i është përgjigjur, po në Facebook, vetë Presidenti. Meta falënderon aktorin dhe thotë se i prej të gjithë artistët heronj dhe patriotë më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës.

“Faleminderit i dashur Neritan! Ju pres me shumë kënaqësi, jo vetëm ju personalisht, por të gjithë artistët heronj dhe patriotë, në 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese. Nëse organizata mafioze rrëmben në mënyrë anti-kushtetuse Gjykatën Kushtetuese ata do zhdukin, jo vetëm teatrin, por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare për llogari të disa oligarkëve dhe organizatës ndërkombëtare.

Ndaj është detyra ime si President i Republikës t'i bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar të hapë sytë mirë në këto momente deçizive për fatet e kombit dhe demokracisë. Shqiptarët  e bashkuar rreth Kushtetutës dhe Flamurit Kombëtar do të fitojnë!

Të rivendosim plotësisht rendin kushtetues dhe demokratik siç e ka shprehur vullnetin e tij populli shqiptar me Referendum në 22 nëntor 1998. Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin. Presidenti i njeh prej kohësh, por tani fytyrat e tyre hipokrite po i zbulojnë të gjithë shqiptarët. Bëjnë si tigra për të frikësuar njerëzit e thjeshtë, por janë vetëm minj përpara popullit shqiptar dhe drejtësisë që do të vijë. U zgjata pak, por ju dhe shumë artistë të tjerë keni vite në protestë për teatrin dhe meritoni mirënjohjen e çdo shqiptari.  Ndaj ata do të vinë, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese që dhunohen çdo ditë, por dhe në mirënjohje të protestës tuaj legjendare përballë bandës që nuk njeh Kushtetutë, ligj, konventë ndërkombëtare dhe atdhe”, shkruan Ilir Meta.

Të fundit