Flash News

KRYESORE

Në burg apo i lirë? Me dosje në dorë, Tahiri sot njihet me vendimin e gjykatës te Krimet e Rënda

Në burg apo i lirë? Me dosje në dorë, Tahiri sot njihet me

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri sot do të njihet me vendimin përfundimtar të gjykatës te Krimet e Rënda.

Pak minuta më parë, me dosje në dorë dhe i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, Tahiri ka mbërrirur më ambientet e gjykatës, e cila sot do të japë vendimin ndaj ish ministrit.

Kujtojmë se në seancën e 10 shtatorit, Prokuroria kërkoi 12 vite burg, që duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, e pranuar edhe nga gjykata, dënimi i cili ulet me 1/3, ose në 8 vite burg.

Tahiri akuzohet për tri vepra penale: “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në sajë të dosjes ‘Habilaj’.

Ndërkohë, i pyetur nga mediat pas seancës maratonë prej më shumë se 7 orësh javën e shkuar, Tahiri tha se dënimi as nuk i shkon ndërmend si vendim gjykate.

Të fundit