Flash News

KRYESORE

“Në burg kush ka bërë zullume”, zbardhet debati me dyer të mbyllura mes Berishës dhe Dashamir Shehit

“Në burg kush ka bërë zullume”, zbardhet debati me

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë kërkuar hapjen e negociatave të vendit me BE. Në një mbledhje të përbashkët të grupeve parlamentare, Basha  dhe Kryemadhi deklaruan se do t’u kërkojnë të gjithë miqve evropianë që të ndikojnë në hapjen e negociatave,  me qëllim q ëtë ndihmojnë shqiptarët që të dalin nga udhëkryqi.

Ndërkohë opozita ka deklaruar kryeministrin Rama se po bllokon integrimin duke kapur sistemin e drejtësisë.

“Zbatimi i reformës në Drejtësie është një tjetër kyç i anëtarësimit të vendit në BE. Votuam unanimisht paketën kushtetuese dhe duam që reforma të zbatohet ashtu siç është votuar”, tha Basha. Ish-kryeministri Berisha në mbledhjen me dyer të mbyllura ka deklaruar se drejtësia është vënë në duart e Ramës dhe po dënohen vetëm eksponentët e opozitës.

Ndërkohë, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka theksuar se opozita shumë çështje të tjera që e shqetësojnë se sa të merret me drejtësinë.

“Ne nuk kemi frikë nga drejtësia. Opozita s’mund të shantazhohet nga Rama, ndaj dhe le të lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj. Kush ka bërë zullume të shkojë para drejtësisë”, mësohet të ketë deklaruar Shehi në këtë mbledhje, shkruan Panorama.

Të fundit