Flash News

KRYESORE

Në buzuk me Fatos Nanon, këngëtari i njohur publikon foton e vjetër me ish-kryeministrin

Këngëtari i njohur shqiptar, Devis Xherahu ka treguar vazhdimisht në intervistat e tij se fillesat në karrierën si këngëtarë i ka në shtetin grek.

Ai e ka nisur si një këngëtarë në lokalet e muzikës ‘live’, konkretisht në buzuqe.

Së fundmi, Devisi është treguar shumë nostalgjik dhe ka postuar në rrjetet sociale një foto me ish-kryeministrin Fatos Nano në një buzuk grek në vitin 2000.

“Ka qenë viti 2000. Selanik, buzuku i Moysses ku unë performoja. Jam në foto me një mik të mirë, Fatos Nanon”, shkruan këngëtari.

Të fundit