All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Në CDU/CSU qëndrime të ndryshme për kufijtë, Florian Hahn: Nëse është ujdi e Kosovës dhe Serbisë, ndërkombëtarët ta pranojnë

Në CDU/CSU qëndrime të ndryshme për kufijtë, Florian
All - Paragraf - 1

Gjermania është shteti që ka mbajtur qëndrimin më të ashpër dhe më të prerë kundër ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo mund të shkaktonte reaksion zinxhir në të gjithë Ballkanin.

All - Paragraf - 3

E megjithatë, brenda partisë që drejton vendin ka mendime të ndryshme sa i përket kësaj çështjeje. Florian Hahn, zëdhënës i politikave për Evropën në grupin parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman, ka deklaruar në një intervistë për ‘Deutsche Welle’ se, kur dy shtete sovrane bien dakord të ndryshojnë një kufi të përbashkët, atëherë bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë atë.

“Me ndryshimin e kufijve duhet vepruar me shumë kujdes, por personalisht mendoj, dhe ky është mendimi im personal, se kur dy shtete sovrane bien dakord të ndryshojnë një kufi të përbashkët mes njëri-tjetrit dhe kur ato janë në gjendje të mbajnë përgjegjësinë  për vendin e tyre , atëherë mendoj, se bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë atë. Ky është mendimi im personal. Më lejoni ta them përsëri: Nëse dy shtete sovrane bëjnë një ujdi me njëri-tjetrin dhe ata janë në gjendje të mbajnë secili përgjegjësi për vendin e vet, atëherë bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë atë marrëveshje”, është shprehur Hahn.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbështetur idenë e ndryshimit të kufijve me Serbinë, për të arritur njohjen reciproke, por kjo po kundërshtohet me vendosmëri nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Të fundit