Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Në Çermë të Lushnjës, në vitin '87, bleva veprën e Kadaresë në një 'skutë' të humbur
SKENDER MINXHOZI
Minxhozi është një nga gazetarët veteranë të Tiranës. Ai shquhet për atë që nuk shquhet: nuk është debatuesi që bërtet dhe shan nëpër studio televizve. I stacionuar prej disa vitesh te 'Top Story' i Kol Ballës, ai drejton javanews.al një portal që si shumë të tjerë bën të çajë në një treg të egër e të paskrupullt të medias së re online.
Minxhozi nuk është nga ata që bredh me citate të gatshme për të dëshmuar literaritetin por, në biseda mes kolegësh, e kupton se ai është një amator i librit dhe i muzikës klasike. Ka pra, një zemër të regjur në shije të hollë.
-Libri më i vjetër që keni në bibliotekë…
Është një edicion i vitit 1932 i 'Madam Bovari' të Floberit, të cilin e kam blerë nja tre vjet më parë në internet.
-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?
Përgjithësisht preferoj autorin. Por edhe zhanri ka rëndësinë e vet, pasi ka të bëjë me reflekset dhe zakonet që krijohen gjatë procesit të leximit.
-I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?
Jo, nuk i kam lexuar. Janë jo pak, tani që u hedh një sy.
-Libri i parë që keni lexuar…
Kur kam qenë i vogël, libri i parë duhet të ketë qenë diçka mes 'Pinokios' dhe 'Aventurave të Çipolinos', apo autorëve shqiptarë që shkruanin për fëmijë si Gaqo Bushaka. Nuk e kujtoj saktësisht. Pak më vonë, natyrisht që kanë qenë dhe librat e Zhyl Vernit, e më vonë, në rini, erdhën Cvajgu, Kadare, autorët e njohur shqiptarë, Garcia Markes dhe klasikët francezë.
-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…
Kujtoj që kam kursyer paratë për të blerë një edicion të plotë të veprës së Kadaresë, në vitin 1987, të cilin e bleva në librarinë e fshatit Çermë të Lushnjes, kur ndodhesha në aksionet e famshme të shkollës së lartë. Kishte mbetur në një cep, siç mbeteshin shumë gjëra të vyera në skutat e "provincës" shqiptare asokohe. M’u duk sikur pata ndër duar një pasuri të tërë kur mora me vete atë tog librash me kopertina jeshile dhe të lidhura keq.
-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?
Librat asokohe ndaheshin mes shokësh në shkollë, e më pak në lagjen ku jetonim. Kultura e librit ishte e lidhur ngushtë në vitet ’80 me institucionin ku arsimoheshim.
-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Kam pasur kartë anëtarësimi në bibliotekën e lagjes ku banoja, në pjesën e vjetër të Tiranës së sotme.
-A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
Kam qenë frekuentues i rregullt i Bibliotekës në fjalë, por sot fatkeqësisht nuk shkoj më. Faji i dixhitalizimit dhe, duhet ta pranoj, i humbjes së kulturës së frekuentimit të bibliotekave.
-I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?
Duhet të ketë ndodhur shumë shpesh. Ashtu siç kam qenë dhe unë viktimë jo rrallë e këtyre vjedhjeve të bardha.
-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
Kam humbur një libër vite më parë, që më pas e gjeta. Ka qenë një ditë gëzimi për mua.
-A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni ndonjë titull dhe si i siguronit?
Përgjithësisht, për shkak të formimit tim në gjuhën frënge, kam lexuar autorë të ndaluar në frëngjisht, të cilët m’i gjente im atë. Kujtoj disa novela të Kamysë, 'Procesin' e Kafkës, poezitë e Vërlenit ('poetit të mallkuar', siç quhet ndryshe), Rembosë etj, si dhe disa ese filozifike të Sartrit, të cilat, qoftë për shkak të moshës, por edhe të nivelit të frëngjishtes time në atë kohë, i kuptoja vetëm pjesërisht.
-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?
E vlerësoj dhurimin e librave, sidomos në një ambjent ku ky ritual frekuentohet pak ose aspak.
-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?
Lexoj shtrirë, përgjithësisht, dhe duhet ta pranoj se nuk është mënyra më e shëndetshme për sytë.
-A lexoni në banjë?
Jo, preferoj pjesën tjetër të shtëpisë.
-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?
Frëngjisht më së pari, italisht dhe, gjithnjë e më shpesh, anglisht.
-Mbani shënime kur lexoni?
Jo, nuk mbaj shënime përgjithësisht.
-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?
Më tërheq më shumë proza. E them pa mëdyshje këtë. Kur lexoj një autor, nuk vijoj zakonisht të lexoj edhe pjesën tjetër të veprës së tij. Përpiqem të ndryshoj.
-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
Do të ishte një listë e gjatë autorësh francezë, më së shumti. Dikur tallesha me Shinasi Ramën, kur më thoshte në vitet e universitetit, se Balzaku është më i madhi. Shpresoj t’i ketë qëndruar idesë së tij të vjetër edhe në vitet e mëvonshme, sepse me kalimin e kohës i kam dhënë të drejtë. Meqë, edhe në muzikë zgjedhja ime e parë është muzika klasike, e reflektoj këtë edhe në letërsi. Modestisht, sugjeroj se përveç Balzakut, duhet lexuar Hygoi, Mopasani, Prusti, Çehovi, Tolstoi, Cvajgu dhe Molieri.
Gjithsesi duhet të them se për shkak edhe të një “deformacioni profesional”, vitet e fundit kam lexuar më shumë libra të natyrës gjeopololitike.
-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?
'Lufta dhe Paqja' i Tolstoit.
-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?
Përveç veprës së mësipërme, do të merrja edhe novelat e Çehovit dhe 'Brezninë e Hankonatëve' të Kadaresë, temën time të diplomës.
-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…
Konfuci dikur ka thënë “nuk mund ta hapësh një libër pa mësuar diçka”. Besoj se vlen edhe pas dy mijë e ca vjetësh si shprehje.
-Na thoni një varg të preferuar poezie…
Viktor Hygo thotë diku se “teksa flas për veten, ta dini se po flas për ju...”
-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?
Pyetje e vështirë, letërsia botërore është e mbushur me heronj e personazhe sublime, por nëse më duhet të zgjedh një të vetëm, do ta vija gishtin tek peshkatari i moçëm kuban Santiago tek “Plaku dhe deti” të Heminguejit. Lufta e tij me peshkun gjigand është, në fakt, paradigma e filozofisë së jetës njerëzore, që përshkohet nga përpjekjet dhe stërmundimet për mbijetesë dhe afirmim.
-Autografi më i çmuar, apo më i çuditshëm, që keni në bibliotekën tuaj?
Ka plot të tillë. Nuk më vjen diçka konkrete në këtë moment. Të gjitha cepat e bibliotekave fshehin autorë që janë sa të çuditshëm, aq edhe të çmuar. Megjithatë, do të shquaja një dedikim të shumë viteve më parë nga miku im i vyer, Teodor Keko.
-Çfarë po lexoni?
Sapo kam rilexuar Bonapartin e Tarlesë dhe po lexoj 'Kapitalin në shekullin e 21' të Thomas Piketty.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38