Flash News

KRYESORE

“Në darkë më rri mendja ku gabova”, Berisha rrëfen përse urren diktaturën

“Në darkë më rri mendja ku gabova”, Berisha

Ai më tej shton se brezi i sotëm është i ndryshëm nga ai i diktaturës duke treguar dhe se përse e urren atë periudhë.

“Në darkë rri mendoj ku gabova, se njeriu gabon. Ne i përkasim atyre që po të më pyesësh mua pse urreja diktaturën se ai thoshte “jam i pagabueshëm”.

Enver Hoxha thoshte se në këtë trekëndëshin, këtu aty nga Divjaka thoshte ka naftë, dhe shkonin ata i pushkatonin.

Se thoshte ai, ‘ma thotë mendja ime’. Ne i përkasim gjeneratës që nuk besojmë se ka të pagabueshëm”, tha  ndër të tjera ish-kryeministri Berisha.

Më tej ai shtoi se ka një mesazh për cdo qytetar, për çdo demokrat.

“Sot është më shumë se kurrë aktuale të pyesin veten se ‘çdo të bëj unë për Shqipërinë, për 2-3 -4-5  probleme. Çdo të bëj unë?’”, shtoi Berisha më tej.

Të fundit