Flash News

KRYESORE

Në dhomën e zhveshjes së Shakirës, detaji i veçantë dedikuar Piques

Këngëtarja kolumbiane Shakira dhe futbollisti i Barcelones, Gerard Pique janë prej vitesh të martuar dhe prindër të dy djemve. Por së fundmi përflitej për një krizë në çift e si për të shuar këto zëra, Shakira ka bërë disa dedikime për të dashurin e saj. I pari kishte të bënte me pensionimin e Pique nga kombëtarja spanjolle dhe tani një tjetër video nxjerr në pah detajin e veçantë për Piquen. Nëpërmjet një video të postuar në Instagram, këngëtarja tregon se çfarë ndodh në prapaskenë dhe sesi kishte kënduar gjatë gjithë kohës me kapse në kokë dhe askush nuk e kishte vënë re. Të gjitha artistet femra që performojnë me kapse në kokë, të ngrenë dorën” -shkruan  këngëtarja. Ndërkohë nëse e shihni dhe njëherë me vëmendje, do të dalloni se në cepin e pasqyrës, këngëtarja ka vënë foton e Pique, bashkë me të birin.

Yay! Today I didn’t mess up the Waka lyrics!! Shak

A post shared by Shakira (@shakira) on

Të fundit