Flash News

KRYESORE

Në ditëlindjen e Koços, Besa kthehet pas në kohë; sa shumë ka ndryshuar familja Kokëdhima

Në ditëlindjen e Koços, Besa kthehet pas në kohë; sa
Ditën e djeshme Koço Kokëdhima estoi ditëlindjen e tij të 59-të dhe një nga urimet publike që u bë për të është dhe ai i vajzës së tij, këngëtares Besa Kokëdhima. Ajo postoi një foto të vjetër kur ajo dhe dy motrat e saj Era e Bora ishin të vogla. Në foto shohim Kokëdhimen bashkë me tre vajzat e tij. “Gëzuar ditëlindjen babi. Bota është më e mirë sepse ti je pjesë e saj. Të dua përgjithmonë”, shkruan Besa në foton që ka postuar. Në foton që ka postuar Besa shihet se të gjithë pjesëtarët kanë ndryshuar shumë. Madje mund të themi se motrat është e vështirë të identifikohen se cila është njëra e cila tjetra. E  megjithatë kjo është një portret i bukur familjar. Koço ka një lidhje të veçantë me vajzat e tij dhe po ashtu dhe vajzat janë fanset më të zjarrta e mbështetëset më të mëdha të babait të tyre.

Të fundit