Flash News

KRYESORE

Në ‘Ditën Botërore të Lirisë së Medias’, Basha mesazh gazetarëve: Sfiduan rrezikun dhe censurën

Në ‘Ditën Botërore të Lirisë së

Në ditën botërore të "Lirisë së Medias", lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur gazetarët, i cili është shprehur duke thënë, në këtë periudhë të vështirë kundër #covid19 kanë sfiduar rrezikun dhe censurën për të informuar publikun.

Postimi i plotë i Bashës:

Sot në ditën botërore të lirisë së medias përshëndes të gjithë gazetarët dhe median që në këtë periudhë të vështirë kundër #covid19 kanë sfiduar rrezikun dhe censurën për të informuar publikun mbi situatën.

Fatkeqësisht edhe këtë vit vendi bëri hapa prapa në indeksin e lirisë së medias duke zbritur disa vende më poshtë.

Ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që kanë përkeqësuar e lirinë e medias në Shqipëri, ku propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën.

Të fundit