Flash News

KRYESORE

Në ditën e 5-të të grevës, përkeqësohet gjendja shëndetësore e njërit prej naftëtarëve të Ballshit; dërgohet menjëherë në spital

Në ditën e 5-të të grevës, përkeqësohet

Prej 5 ditësh naftëtarët e Ballshit vijojnë protestën e tyre pas mungesës së një përgjigje nga kompania për rifillimin e punës si dhe për pagat e prapambetura. Mësohet se, ditën e sotme është përkeqësuar gjendja e njërit prej grevistëve.

Aleksandër Mejdani është ndjerë keq në mëngjes për këtë arsye ai është dërguar në ambientet e spitalit me makinë private.

Në grevën e zhvilluar në mjediset e Qendrës Shëndetësore të Uzinës së Përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, marrin pjesë 10 persona, përfshirë edhe kreun e sindikatës së minatorëve. Ndërsa, kanë mbërritur në ditën e 5-të të grevës, minatorët nuk kanë pranuar të kenë mjekë në ambientet e godinës ku janë ngujuar.

Naftëtarët kërkojnë të marrin pagat e prapambetura, më shumë se 20 të tilla dhe nënshkrimin e kontratave të reja për rifillimin e punës. Greva po zhvillohet në mjediset e Qëndrës Shëndetësore të Uzinës së Përpunimit të thellë të naftës në Ballsh. Naftëtarët janë shprehur se ata nuk do të tërhiqen nga greva deri në plotësimin e kushteve të tyre nga Uzina e Naftëtarëve në Ballsh.

Të fundit